Është i ri dhe plot energji. Madje nuk ndalet as në karrierën e tij. Ky është Bujar Shala, shkodran i cili është kanididat për deptutet në Norvegji.
Shala është shkodrani i parë, kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare norvegjeze, zgjedhje këto qe do të mbahen në shtator 2017.
Ai në këto zgjedhje do të përfaqësojë partinë Høyre dhe do të jetë i 9 në listë.
Kandidati shqiptar foli gjatë para shqiotarëve në Østfoldit dhe kërkoi përkrahjen e aktivistëve shqiptar. Theksojmëse nuk janë të paktë shqiptarët që e përkrahin atë.
Ai ka studiuar për financë dhe ka dalë një student i shkëlqyer. Madje ai na tregon se edhe temë diplome ka bërë temën: Si bëhet leku” i zi?”.
“Për të qenë e pjesë e parlamentit norvegjez, kjo është një rrugë që nuk bëhet vetëm. Unë këtë rrugë duhet ta filloj me ata që njoh. Nëse unë nuk arrij për t’ju mbushur mendjen ju për të ecur së bashku. Por kjo është një rrugë e vështirë. Kam 18 vite që jetoj këtu dhe disa që më njohin”, është shprehur ai para shqiptarëve. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=53&v=beRfQiRHh5Y