Kush mund të jetë shqiptari që qëndron kaq afër me ish-presidentin amerikan George Bush?
Është pikërisht Dael Dervishi ish-drejtori i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore që ka pasur ditën e djeshme një takim me ish-presidentin e SHBA-ve, Bush. Daeli është djali i ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi.
Dervishi kohë më parë dha dorëheqjen, duke i shpjeguar ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri se do largohej drejt SHBA-së për një projekt kërkimi shkencor. Dhe siç duket ky fakt është i vërtetë. Dervishi jo vetëm që ndodhet në Amerikë por po realizon edhe takime me personalitete të larta të politikës amerikane.
Dervishi i ka shprehur Bushit vlerësimet më të larta për rolin që ka pasur ish-Presidenti amerikan në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes vendeve.
Siç duket marrëdhëniet e tyre janë shumë të afërta pasi edhe mënyra e përshëndetjes është shumë miqësore. Daeli prej kohësh po punon në qendrën Presidenciale George W Bush, ku edhe ka ndjekur takime me disa nga figurat më të rëndësishme të politikës amerikane./SHUPLAKA
Bravo Dael