Policia greke ka zbuluar emrin e të arresturit sot në Igumenicë me 18 kg marijuanë.
Mësohet se ai është Angjele Sullaj, i biri i Ilia dhe Zhulieta, lindur ne Sarandë më 22.03.1999.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për këtë shtetas, duke kryer edhe kontrollin e banesës së tij.
Ndësra policia kgreke është shprehur se mjeti kaloi nga Qafë-Bota dhe u ngarkua në Igumenicë me drogë që kishte kaluar nga kufiri gjelbër.
Kujtojmë se ditën e sotme 19 vjeçari, u kap në Igumenicë nga ku i janë sekuestruar 26 pako me 17 kilogram Cannabis Sativa dhe 474 gram marijuana si dhe 600 euro cash. I riu e kishte fshehur lëndën narkotike në makinë.
(E.V/Faxweb.al)