Trupi i pajetë i gjetur në një kanal, në afërsi të periferisë në Aquila i përket një shtetasi shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se ai është identifikuar si 36 vjecari Edmond Preka. Gruaja e tij kishte dhënë alarmin pasi nuk i ishte kthyer burri në shtëpi dhe më pas kishte bërë edhe denoncimin në polici për zhdukjen e tij vetëm një natë para se të gjendej i pajetë.
Policia italiane ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, por deri tani nuk ka të dhëna lidhur me shkakun. Autoritetet thonë se do të presin të dhënat e autopsisë për të dalë me një deklaratë rreth shkakut të vdekjes. Shqiptare jetonte në Paganica me gruan dhe dy fëmijë.
Për momentin po hetohet edhe pista e një aksidenti rrugor, pasi zakonisht ai kthehej në shtëpi në këmbë nga ajo rrugë.
(E.K/FAXWEB)