Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Torinos ne Itali, ku një shqiptare ka qëlluar me thikë djalin e saj 7-vjeçar më pas është hedhur nga kati i 8 i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Mediat italiane kanë identifikuar shqiptaren që kreu këtë akt të rëndë, ndërsa kanë publikuar edhe fotografi të saj.
Ajo ështElida Zero 34 vjeç ndërmori këtë akt pas kërkesës së bashkëshortit italian për t’u divorcuar. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Torino të Italisë, në rrugën “Bologna”, në lagjen e populluar “Barriera di Milano”.
Fëmija i plagosur, Joeli, u transportua në spitalin pediatrik ”Regina Margherita” me plagë në bark dhe gjoks dhe disa lëndime në duar të cilat i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur. Paraprakisht mjekët thonë se pavarësisht plagëve të marra, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.