00:28 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kush është shumëkërkuari shqiptar që i ka preu këmbët një gruaje, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

09:51 | 24/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është shumëkërkuari shqiptar që i ka preu këmbët një gruaje, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Ditën e djeshme u arretua nga policia e Shijakut Rudin Çalliku pasi rezultonte i dënuar nga gjykata italiane.  

Por kush është Rudin Çalliku? Rudin Çalliku është një emër i njohur për drejtësinë italiane dhe mbi të rëndojnë akuzat si armëmbajtje pa leje, vjedhje, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje në tentativë si dhe krimet kundër pasurisë dhe skllavërim dhe dhunë seksuale.

Ai është i njohur për drejtësinë italiane që prej vitit 1994, pasi në moshën 21 vjeçare u arrestua nga agjentët e Bericia, pasi akuzohej për vjedhje.

Sipas Tv Klan Çalliku më vonë krijon një rrjet prostitucioni dhe u bë “koka” e rrjetit, ku dallohej për një njeri pa mëshirë. Në vitin 2000 ai ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj një femre të cilës i ka prerë ligamentet e këmbës, raportojnë mediat italiane.

Ra në prangat e policisë  në vitin 2001 dhe u akuzua nga prokuroria italiane për shfrytëzim prostitucioni, skllavërimin ‘dhe dhunës seksuale, ku gjykata tha masën arrest shtëpie.

Më vonë Çalliku nis dhe trafikun e drogës duke u bërë kështu një person i rrezikshëm për shtetin italian. Ai kthehet në Shqipëri dhe më pas arrestohet në 30 Janar 2014 nga policia e Shijakut, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në 26 qershor të vitit  2012. Çalliku kërkohej nga autoritetet italiane të drejtësisë, pasi gjykata e Genovas kishte nisur hetimet ndaj tij që në vitin 2002 për veprat penale të trafikut të drogës, tentativës së vrasjes dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale.

Ditën e mërkurë 23 Gusht 2017 është bërë arrestimi i tij në Shijak, pasi Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë,  pasi Gjykata e Venezia Itali me Vendimin Nr. 116/2002REG.Gl,datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën  penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal italian. Maksimumi I dënimit është 24 vjet burg.

(J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: arrestim shijaki shumekerkuarrudin calliku
Pas

Xhaka dhe Kaçe lihen jashtë Kombëtares, cilët janë lojtarët e tjerë që pritet të mungojnë

Para

Tentoi t’i djegë shtëpinë dhe plagosi me thikë xhaxhain e tij në Elbasan, arrestohet 26-vjeçari

Para
8 vjedhje të dokumentura dhe të dyshuar për shumë të tjera, arrestohen dy të rinjtë në kryeqytet

Tentoi t'i djegë shtëpinë dhe plagosi me thikë xhaxhain e tij në Elbasan, arrestohet 26-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.