Tefik Hyka është biznesmeni që deri më tani i ka shpëtuar atentatit të dytë. Ai deri më tani njoftohet që të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në kryeqytet pavarësisht dy plumbave të marra një në kokë dhe një në gjoks.
Nga dyshimet e para mësohet se ky atentat ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra që ka pasur Hyka në vitin e largët 1995.
Në vitin 1995 Tefik Hyka mësohet se është përfshirë në vrasjen e të fortit të Shijakut Dritan Avdyli. Njeriu i Hykës një person nga ‘4 Rrugët e Shijakut’ futi në kurth Dritan Avdylin i cili u vra nga vrasësi me pagesë Durim Kusi.
Kjo ngjarje do të pasohej nga një seri vrasjes. Njeriu që çoi në pritë Dritan Avdylin do të eleminohej në mes të Shijakut nga djali xhaxhait të Dritan Avdylit. Ndërsa disa vite më pas Durim Kusi do të eleminohej në Tiranë nga djali tjetër i xhaxhait të Dritan Avdylit.
(E.K/SHUPLAKA)