Katë të Premte maturantët në kryeqytet dolën në pròtestë para Ministrisë së Arsimit kundër provimit të Letërsisë, që u zhvillua ditën e djeshme teksa pohojnë se janë penalizuar nga testi, i cili ka pasur pyetje jashtë programi dhe pyetje abstrakte.
Vëmendje të veçantë mori një nga pyetjet e provimit, e cila kishte në qendër të saj personazhin ”Turi”. Pyetja e shumëpërfolur ishte kjo: Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të, bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara.
Madje dhe Turi, i cili fillimisht ishte ndjerë i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi fríkën kur valët e akullta pèrplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara. Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqëndruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt. B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij. C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla. D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.
Ndërkohë që një pyetje e tillë ka ‘pùshtuar’ mediat sociale ku nuk kanë munguar memet dhe ironitë, ndërasa një gjimnazist gjatë pròtestës së sotme u shpreh se “Turi mund t’i bënte të katër veprimet”.
Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi, ka dhënë një deklaratë për mediat në përgjigje të protestës së maturantëve të cilët kanë mbetur të pakënaqur me tezat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për shkak të nivelit të vështirësisë së tyre. Vrapi tha se pretendimet e maturantëve nuk qëndrojnë ndërsa sqaroi se asnjë çështje konkrete apo temë konkrete nuk është akumuluar zyrtarisht.
Maturantët këmbëngulin se ndaj tyre është bërë padrejtësi me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë pasi në tezën e provimit janë dhënë pyetje jashtë programit parapërgatirtur dhe se ka qenë i një niveli mbi mesatar. Ditën e nesërme ata kanë njoftuar pròtestën e dytë radhazi pas tubimit të sotëm para ministrisë së Arsimit dhe do të zhvillohet në orën 11 në të njëtjtin vend.
(F.GJ/FAXWEB.AL)