Viktima e aksidentit të shënuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet është identifikuar si Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeç. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, nënë e një djali 24 vjeç dhe një vajze 20 vjeçe.
Këmbësorja 48-vjeçare ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga mjeti “Audi A4” në rrugën “Mihal Grameno”, tek zona e tregut elektrik.
Si pasojë e përplasjes, ajo ndërroi jetë menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja. Vijon hetimi për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.
(XH.A/SHUPLAKA)
