12:10 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është Vitore Tusha, propozimi i Metës për KLSH. La në burg Nanon dhe “rrëzoi” Berishën

17:00 | 05/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është Vitore Tusha, propozimi i Metës për KLSH. La në burg Nanon dhe “rrëzoi” Berishën

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka përzgjedhur kandidaturën e Vitore Tushës, për të marrë postin e Kryetares së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Vitore Tusha është përzgjedhur nga Presidenti mes 34 kandidaturash.

Po kush është Vitore Tusha?

Vitore Tusha ka lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë, ajo u diplomua në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi.

Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit.

Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate.

Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Tusha është bashkëautore në hartimin tekstit Procedura Civile, ndërsa ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Ajo është emëruar në mars 2008 si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Vitore Tusha njihet si një nga gjyqtarët që kanë shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, sikurse marrëveshja e detit, e arritur nga qeveria Berisha.

Veç kësaj Tusha është gjyqtarja që ka shqyrtuar një nga çështjet më të bujshme, atë ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano. Në nëntor të vitit 1995, Tusha rrëzoi kërkesën e Nanos, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

CV-ja e Vitore Tushës

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Projekti për “Unazën e Re”, banorët në ditën e tretë të protestës: Këtu do vdesim, do flijohemi

Para

Kampionati i Taekondos, Elord Gjana merr medalje argjendi në Bukuresht

Para
Kampionati i Taekondos, Elord Gjana merr medalje argjendi në Bukuresht

Kampionati i Taekondos, Elord Gjana merr medalje argjendi në Bukuresht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, policia merr masa ndaj subjekteve që nuk zbatuan urdhrin

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

Merr flakë autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar(PAMJE)

Aksion i IKMT në Theth, autoritetet nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia e Shtetit në aksion ndërkombëtar, arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për trafik droge

Zënia e hapësirave publike dhe problemet e sezonit, Rama mbledh kryebashkiakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.