Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi mbajti një fjalim sot pasdite në çadrën e protestuesve u ka kërkuar ndjesë të pranishmëve pasi do t’i duhej të largohej për disa minuta.
Basha tha se do të takonte një zyrtar të lartë të PE-së.
Ai nuk ia përmendi emrin, por ai ishte Knut Fleckeinstein, raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian.
Më herët Fleckenstein kishte deklaruar sot se nuk do ta takonte Bashën në çadrën e opozitës por në selinë e demokratëve. Ai po ashtu tha se nuk do të negociojë me opozitën për tu kthyer në Kuvend dhe për të vazhduar aktivitetin parlamentar sepse beteja politike bëhet në Parlament.
Takimi mes Bashës dhe Fleckenstein ka nisur në orën 18:30.
Knut Fleckenstein, Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, ka ardhur për një vizitë në Tiranë ku është takuar si fillim me ambasadorët e BE dhe SHBA dhe sot ka takuar edhe ministren e Integrimit Gjosha.
(M.D/ Shuplaka)