10:16 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Kush fitoi në Kavajë?”, si përgjigjen Elisa Spiropali, Albana Vokshi dhe Paskal Milo

21:39 | 09/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kush fitoi në Kavajë?”, si përgjigjen Elisa Spiropali, Albana Vokshi dhe Paskal Milo

Dy ditë më parë supozohej të ishin zhvilluar zgjedhjet për bashkinë e Kavajës, mirëpo pas tërheqjes së Kryeministrit Edi Rama, ato u anulluan.

Mbrëmjen e sotme, të ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Elisa Spiropali, Albana Vokshi dhe Paskal Milo debatuan me njëri-tjetrin për pyetjen se “kush fitoi në Kavajë”, pas vendimit për të mos patur zgjedhje.

“Nuk është as fitore as humbje, në një moment kur ka kërcënime dhe nuk ka garë, s’besoj se mund të flasim për fitore, po të flasësh për fitore do të thotë të jesh në rolin e humbësit ose të të pandjeshmit. Qytetarët nuk e konsiderojnë as humbje as fitore. Ka shumë mëkate dhe majtas dhe djathtas edhe unë dua ta them në përgjithësi, ne nuk mendojmë se trimëri është të përballesh apo bëhesh pjesë e një konflikti që mund të ketë pasoja të qytetarët. trimëria është forca e shëmbëllit, aty ku frikacakët bëjnë të mirin, trimat duhet të bëjnë të arsyeshmin dhe të mençurin.”, u shpreh zëdhënësja e Kryesisë së PS-së, Elisa Spiropali.

Mirëpo deputetja e PD-së Albana Vokshi, nuk është e këtij mendimi. ajo e konsideron si një fitore të Republikës së Re.

“Dua ta përgëzoj Elisën që sqaroi se është Dita e Europës 9 maji dhe jo ashtu siç bën kryeministri, dita e fitores. Data 8 maj është dita e fitores dhe data 9 e Europës. Tjetër gjë është injoranca dhe tjetër gjë është mosdija.

 Së dyti, mendoj se ka një fitues shumë të madh në Kavajë, që është populli i Kavajës që tregoi se nuk ulet, nuk nënshtrohet. Nuk e di nëse Elisa ka patur mundësi të shkojë në Kavajë dhe të shohë si është atfmosfera, Kavajën e kishin braktisur, pavarësisht presionit që ushtrohej nga banda, institucionet, administrata.

Presioni ishte i gjithanshëm, kështu që të them që kur grupi i deputetëve shkuan në Kavajë, panë se qytetarët ishin të nënshtruar, të frikësuar, në ditët e fundit kanë hapur edhe lokalet për të biseduar deputetët me ta, në ditën e fundit Rama u braktis edhe nga aleatët, asnjëri nuk mori mundimin të futet në këtë farsë, them farsë sepse njëri ishte krahu i djathë i Elvis Rroshit, tjetri ishte po ashtu i PS-PS-së.

Së treti, Rama u braktis edhe nga Kavajasit, Kavaja është djepi i demokracisë, Rama u tërhoq, ne treguam se zgjedhje farsë nuk ka dhe nuk do të ketë. Treguan se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, zgjedhje nën frymën e bandave nuk mund të ketë.”, deklaroi Vokshi.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, deklaroi se fitues ishte gjithë Shqipëria.

“Për mua fitoi Shqipëria, as PS as PD por Shqipëria, sepse për mendimin tim në shmang një ballafaqim që mund të sillte shqetësim të madh jo vetëm për Kavajën, por për gjithë Shqipërinë.”, ishin fjalët e Paskal Milos. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: albana vokshiElisa Spiropalipaskal milo
Pas

Çfarë do të ndodhë me 13 Maj? Basha u bën thirrje të fortë gjithë shqiptarëve (VIDEO)

Para

Fatmir Xhafaj mbledh krerët e Policisë së Durrësit, çfarë porosish u jep

Para
Fatmir Xhafaj mbledh krerët e Policisë së Durrësit, çfarë porosish u jep

Fatmir Xhafaj mbledh krerët e Policisë së Durrësit, çfarë porosish u jep

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”. Autori Ferhat Kaja i “Stockholm”

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza bashkë me Erion Veliajn

“Çdo paund duhet të shërbejë më shumë për taksapaguesit britanikë”/ Mbretëria e Bashkuar shpall kufizime në ndihmën për shtetet e tjera, goditet rëndë Afrika

Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE

SHBA uli tarifat në 15%/ Kryeministri japonez Ishiba mirëpret njoftimin e marrëveshjes tregtare të Trump

Vetëm tre ditë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Kushtetuesja, sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

EMRI/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

Më shumë se 100 agjenci ndihmash ngrenë alarmin: Gaza nën uri masive! Shpërndahen vetëm 28 kamionë për 2 mln banorë

Rama ndan pamje nga Bazilika e Linit: Perlë e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal, plagosen dy persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.