Nga Besnik Aliaj
Koncepti i “grupit armiqësor” dhe “konspiracionit” është i vjetër sa njerëzimi, por ai u institucionalizua në 1789 gjatë Revolucionit Francez kur u fol për herë të parë për “Armiqtë e Popullit”. Ky koncept u përdor atëherë për këdo që kundërshtonte revolucionin! Por në 1794 nocioni në fjalë degjeneroi përmes ligjeve që dënonin me vdekje cdo zë kritik kundër “pushtetit të ri”! Në këtë mënyrë u kodifikuan ligjërisht për herë të parë dhe u ndëshkuan fizikisht në gijotinë “krimet politike”!
Koncepti ridoli në sipeërfaqe nga dramaturgu norvegjez Henrik Ibsen në 1882 në pjesën ironike “Armiqtë e Popullit” ku përshkruhet një tip “idealisti që hap telashe” duke i shpallur luftë popullsisë lokale dhe autoriteteve, në përpjekje për të mbajtur të fshehur lajmin e ndotjes së ujit të pijshëm, me qëllim mbrojtjen e interesave të caktuara ekonomike!
Revolucioni Bolshevik në Rusi më 1917 i përpunoi më tej tezat e konceptit në fjalë duke aplikuar “dhunën me gjakderdhje” të huazuar nga përvoja e gijotinës së Revolucionit Francez! Lenini do të fliste atë kohë në gazeten Pravda për aplikimin e “terrorit bolshevik” kundër “armiqve të popullit” si një instrument për të hequr qafe nga populli rus “klasën e pronarëve të tokave dhe te kapitalistëve”, domethënë kundershtarët!
Ky nocion politik dhe instrument propagandistik u radikalizua ekstremisht kur Stalini mori pushtetin në 1924 dhe përdori idenë e “armiqve të popullit” jo vetëm në kuptimin klasik Leninist, por si një mjet për të eliminuar përfundimisht të gjithë rivalët, kritikët dhe kundërshtarët e tij ideologjikë brenda dhe jashtë partisë! Në thelb “grupi armiqësor” nënkuptonte konotacionin e “ndëshkimit me vdekje” për dikë që konsiderohej qëllimisht si qenie humane e dorës së dytë dhe e “ligë”!
Mao Ce Dun në Kine, Pol Pot në Kamboxhia dhe Enver Hoxha në Shqipëri do ta radikalizonin akoma më ekstrem konceptin e “grupit armiqesor”. Ata aplikuan ndëshkimin maksimal ndaj “armiqve të popullit” duke përshirë në këtë kategori edhe burgosjen, internim dhe eksterminimin jo vetëm të intelektualëve por edhe “të atyre që mendonin-arsyetonin” ose ata “që kishin një nivel të mirë dijesh-shkollimi”, dhe të rrjetit të tyre famijar brenda e jashtë partisë, si rrezik potencial për pushtetin autoritar prej një shtrese që nesër mund të prodhonte potencialisht bazën e kritikës dhe të oponencës ndaj pushtetit në fuqi.
Sot e kësaj dite edhe në shoqërite pluraliste dhe para-demokratike kjo taktike përdoret njësoj, por jo direkt për të ekzekutuar fizikisht në gijotinë oponentët, se sa për të fyer, turpëruar, dominuar, etiketuar, grupuar, c’nderuar dhe për të hequr qafe individë të caktuar e të spikatur, akademikë, aktivistë, ekspertë ose teknicienë të cilët jo vetëm kanë sukses personal ose publik por tentojnë të kenë gjithmonë qëndrime racionale dhe të pavarura. Zakonisht pikërisht këta persona të lirë dhe të ditur përbëjnë pengesë reale për pushtetet korruptive dhe për politikanë të dështuar egoistë, karrieristë, të paaftë e të korruptuar, servile, negative dhe hakmarrës, si dhe për të gjithë strukturat e pushtetit në kushtet e autoritarizmit dhe oligarkisë!
Natyrisht askush nuk është i imunizuar nga rreziku i rënies pre nga lobimet mafioze dhe rrjeteve korruptive! Por kjo nuk kurohet me instrumentat dhe mentalitetet e së kaluarës. Madje nuk duhet të harrojmë se “armiqtë e supozuar” ose “komplotistet imagjinare” ushqehen si ide në emër të sulmeve jo vetëm nga rivalët politike jashte partise, sesa nga mbrojtesit e “statusquose brenda llojit”, te cilet ne perpjekje per te kamufluar pergjegjesite e tyre personale per deshtimet e te se kaluares, stisin sulme pas shpine per “armiq, konspiracion apo soroiste” ne PD dhe Opozite. “Armiqte” e statusquose perbejne ne fakt nje rrezik por jo per PD dhe demokracine, se sa per keneten e pushtetit absolut te oligarkise 25 vjecare ne Shqiperi, dhe per vete “keneten-statusquose” brenda opozites dhe partive ne pushtet ne kete vend!
Ndaj dhe shpikja e “teorise se konspiracionit” ne teresi dhe specifikisht kunder PD, eshte vjim i mendesise dhe ligesise qe e ka burimin ne kanalet me te erreta te se kaluares me “biografi e sigurim”, e qe vijon te ngjizet sot me pasion nga elitat e korruptuara e pa ideologji! Kjo nuk do te thote se PD dhe cdo parti tjeter politike jane te imunizuara nga lobet apo interesat por gjykimi per to sot nuk behet me metodat e te kaluares per “armiq te popullit imagjinare” sesa me nevojen per hapje te forcave politike ndaj mendimit alternativ dhe kritik, hapjen ndaj figurave te reja me sukses te provuar, hapjen pa paragjykim ndaj gjithkujt dhe matjes se performances me qendrime e kontribute te prekshme. Ky eshte ilaci me i mire per demokracine ne teresi, po aq sa dhe kunder frikes prej kapjes se sistemeve demokratike nga rrjetet dhe lobimet e interesave.
Mund te themi se jo rastesisht sot, duke ndjere rrezikun e permbysjes epokale, qarqe te caktuara te mafias ne pushtet si dhe te atyre qe kane zene rrenje ne opozite, jane duke perdorur ne menyre “kavaliere” terma diversive me ngarkesa te tipit “soroist”, “ojq-ist”, “komunist”, “spiuna”, “te depertuar”, etj, etj, ne perpjekje per te shkaktuar panik, dekurajim dhe neveri ndaj shpirtit te protestes apo kunder individeve dhe rrymave alternative progresive. Provokatoret qe flasin per “armiq” duket se jane shume te shqetesuar se ndryshimi ne horizont ju cenon interesa te caktuara te pushteteve ekzistuese ne politike, ne ekonomi, dhe ne media, etj. Natyrisht sot askush nuk pret me aplikimin e gijotines ne kuptimin fizik, por sulmi po aq vrastar me qellim poshterimin dhe keqkuptimin publik te individeve te spikatur, akademikeve, eksperteve te pavarur, aktivisteve, etj, ka ne thelb te njejten qellim dashakeq sa dhe perdorimet tradicionale te praktikave komuniste e fashiste te ketij instrumenti ogurzezi propagandistik!
Se fundi mund te konkludojme se duhet te hidhet me shume drite se kush fshihet pas kesaj strategjie me sulmet qe i behen prej disa kohesh Opozites dhe PD-se ne vecati:
Se pari, natyrisht dhe pa asnje dyshim eshte vete kasta e maxhorances ne pushtet qe investohet ne kete sulm, duke u perpjekur te distraktoje aksionin politik ne rritje te opozites. Por ketu futen edhe persona te sponsorizuar nga maxhoranca dhe politikane te vjeteruar/konsumuar permes institucioneve te “fake-media / fake-neës”, apo direkt prej “institutit te propagandes” instaluar ne menyre te fshehte dhe antiligjore prane kesaj qeverie. Ata jane te identifikuar mire, dhe nje dite do te marrin cfare meritojne!
Se dyti, ketu futen ato pseudo-media dhe pseudo-gazetare gjobaxhinj me “corap ne koke” te cilat sistematikisht kane mbijetuar kete cerek shekulli duke bere biznese korruptive me qeverite sa andej ketej, e pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Keta personazhe jane mafioze tipike te specializuar per shantazh dhe sherbime humiliuese e diversive, qe gjithashtu njihen sot mire publikisht, e nuk do kene me shans neser te bejne zik-zak!
Se treti, ne kete biznes te piset perdoren individe te caktuar te deshtuar e pa moral, zakonisht te kapur me pare permes puneve te pista te spiunllikut, ose karrieriste te deshtuar ne menyre spektakolare ne jeten e tyre publike e private dhe qe urrejne cdo gje e te gjithe, apo disa qe sot paguhen nga segmente te caktuara te politikes e biznesit, per te bere diversion majtas e djathats, me qellim krijimin e nje turbullire qe ndihmon nderkohe mbijetesen e politikes dhe spiuneve te vjeter! Per nje mandat politik me shume, dhe per realizimin e qellimeve ekonomike permes kesaj, ne kete sistem te deshtuar politik qe kemi ndertuar nuk eshte me problem te vrasesh fizikisht njerez, e jo me te denigrosh moralisht dike qe te kritikon!
Se katerti, nuk mungojne ketu as psikopatet, manjaket dhe te semuret qe s’lene gur pa levizur per hakmarrje sistematike ndaj “grupeve te koordinuara armiqesore” per te justifikuar deshtimet personale. Kjo behet duke operuar permes “teorise se komplotit” majtas e djathtas, por pa guxuar te thone nje fjale te vetme per raste evidente korrupsioni etik dhe politik, si per te deshmuar dhe tradhetuar varesine e tyre te plote prej shefave dhe borderove sekrete mafioze nga ku paguhen!
Se pesti, per fat te keq ne kete “koalicion te se keqes” futen me ose pa dashje edhe naivet, militantet e sinqerte ose qefmbeturit shpesh edhe idealiste, te cilet duke mos kuptuar kontekstin me te gjere te kesaj loje te ndyre me “armiq te improvizuar”, padashje i bashkohen korit te te djallezuarve, karrieristeve dhe te paguarve, apo atyre qe jane provuar disa here dhe kane deshtuar sistematikisht me sukses!
Ne cdo rast vlen te nenvizohet se kjo eshte nje dallge qe do kaloje si shume te tjera, dhe se suksesi i Opozites ne teresi, dhe i PD-se ne vecanti, do te vije vetem atehere kur te gjithe faktoret pozitive opozitare te mos jene te percare. Fitorja vjen si ne 1992 apo 2005 vetem atehere kur nje force politike hapet mjaftueshmerisht ne mendje dhe hapesira per te rinjte dhe suksesshmit. Ndryshimi vjen vetem kur te gjithe bashke jane ne gjendje te kuptojne me qartesi dhe inteligjence se keto sulme banale sistematike vecse synojne percarje dhe dobesim te Frontit Opozitar kunder korrupsionit dhe autoritarizmit ne rritje te maxhornaces putiniste ne pushtet, dhe kunder cakejve te tyre qe u ka mbet sahati tek “grupet armiqesore” dhe “armiqte e popullit”!