Saimir Tahiri nuk u prit vetëm nga deputetët e mazhorancës dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt në PS.
Aparati i fotografit Agim Rama ka fiksuar një moment interesant në Kuvend ku shihet Tahiri teksa përshëndetet me deputetin e LSI-së, Lefter Koka.
Opozitari Koka, ish-ministër mjedisi në qeverinë Rama 1, është takuar me Tahirin duke dalë kështu nga radha e opozitarëve që nuk ngurruan të replikonin në distancë me ish-ministrin e Brendshëm.
(F.G/Faxweb.al)