Marisa Kaçori u njoftua se është shkarkuar para disa kohësh nga posti i Drejtoreshës së Zyrës së Punës në Tiranë, me motivacionin se ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
Marisa Kaçori u propozua për tu shkarkuar me urdhër të Ministres teknike të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha.
Në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë thuhet se në kuadër të masave të marra për parandalimin e angazhimit të punonjësve të administratës publike në aktivitete elektorale, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja Xhulieta Kërtusha ka firmosur sot propozimin për largim nga puna të drejtoreshës rajonale të Shërbimit Kombëtar të punësimit, Tiranë.
Ministrja Kërtusha i kishte propozuar Artur Mickajt, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, largimin nga puna të Marisa Kaçorit me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
Por sot në një njoftim të Ministrisë së Mirëqenies Sociale është kërkuar largimi nga puna po ashtu i vetë Mickajt pasi duhej të kishte ekzekutuar urdhrin e largimit të Marisa Kaçorit.
(M.D/Shuplaka)