22:27 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush ishte e dashura e Aldo Bares dhe biznesmeni i njohur që kontrollonte trafikun

21:34 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush ishte e dashura e Aldo Bares dhe biznesmeni i njohur që kontrollonte trafikun

Vrasja e të tmerrshmit Artur Daja, nuk plotësoi kënaqësinë e Aldo Bares. Ky i fundit nuk ia fali kurrë Bledar Haxhiut faktin që ia solli të vdekur armikun, që donte të torturonte para se ta ekzekutonte.

“Kur pjestarët e grupit shkuan dhe hapën bagazhin dhe e gjetën të ekzekutuar janë bërë keq, tregon gazetari Hoxha.

Për këtë, Haxhiu e pagoi shtrenjtë. Ai nuk u fal, siç i ishte premtuar. Mëngjesin e 23 tetorit të vitit 1998, ai po udhëtonte me një automjet tip fuoristradë së bashku me Artan Sulçen nga qendra e qytetit drejt fabrikës së plasmanit. Në një kryqëzim, e prisnin Petrit Liçi, Erjon Kashari dhe Elton Mermali të cilët hapën zjarr me kallashnikov duke i lënë të vdekur të dy. Pranë afrohen me pistoleta Edjan Xhafaj dhe Dritan Vila që u dhanë plumbin e sigurisë.

Edjan Xhafaj, organizatori i krimit ishte objektiv i një atentati 6 muaj më vonë, në Qershor të vitit 1999. Ai u vra me armë zjarri në Itali. Ngjarja mbeti e pazbardhur. Po në vitin 1999, në Itali ekzekutohet në rrethana ende të panjohura anëtari tjetër i bandës Gentian Xhaferri i cili i kishte shpëtuar një atentati në Lushnje.

Pas eliminimit të Artur Dajës dhe njerëzve të tij, në Lushnje ligji bëhej nga banda e Aldo Bares. Askush nuk guxonte tu kundërvihej. Gjobat ndaj biznesmenëve dhe grabitjet e pronave ishin diçka e zakonshme në Lushnje.

“Qytetet ishin komplet në zotërimin e bandave dhe çdo gjë vendosej, madje kishte akses dhe në Ministrinë e Rendit”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Banda e Aldo Bares kishte ngritur një perandori ekonomike. Ai kishte shtënë në dorë Lagunën e Karavastasë. Rreth 90 punëtorë të Ndërmarrjes së Peshkimit ishin bërë aksionarë pas privatizimit. Ata u detyruan të firmosin shitjen e kuotave të tyre për vlera simbolike.

Ndërmarrja ishte në emrin e të dashurës së Aldo Bares, shtetases Denada Kodra, vajza që shihni në foto, imazhi i së cilës publikohet për herë të parë nga Top Story. Kodra, prej asaj periudhe jeton në Bukuresht, ku është lokalizuar para arrestimit edhe partneri i saj.

Italianët përgjuan në atë kohë telefonatën e një pjesëtari të grupit me drejtorin rajonal të Mjedisit. Atij i kërkohet numri i ministrit Lufter Xhuveli për çështjen e Lagunës. Banda kishte në zotërim edhe sport Klub Lushnjen në atë periudhë, bingon e qytetit dhe të tjera aktivitete.

“Si pastaj i takon zotërimit të linjave të trafikut, kryesisht drogës edhe të qenieve njerëzore por dhe shkak të aseteve që me firmat e zyrtarëve socialist të kohës ishin dhënë, stadium, laguna e Karavastasë”, ”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

President i klubit të futbollit për disa vite ka qenë Edmond Bega, një emër tepër i dëgjuar për publikun. Fotoja që shihni, i përket pikërisht Begës dhe është pjesë e dosjes së prokurorisë së Torinos që hetonte bandën e Aldo Bares.

Referuar këtij dokumenti që shihni, pikërisht ky person drejtonte trafikun e drogës për llogari të Aldo Bares. Organizata ishte ndarë në dy pjesë, ajo e Torinos që drejtohej nga Bega dhe ajo e Romës që drejtohej nga Enver Dondollaku. Dukej sikur ato ishin të ndara, por në fakt ishin një rrjet i mirëorganizuar që vepronte për llogari të Aldo Bares. Sipas përgjimeve,  Bega, i njohur edhe me emrin Manol Bego, kishte lidhje me policinë shqiptare në atë kohë. Në shumë raste, ai përmes këtyre lidhjeve, informonte pjesëtarët e grupit në Lushnje për çdo lëvizje të policisë që i rrezikonte.

 

Etiketa: Aldo Baredenada kodra
Pas

Kurti u mandatua si kryeministër, Isa Mustafa i vë afat për marrëveshjen: Deri në fund të javës duhet të…

Para

FOTO/ Çfarë i ka ndodhur Princ Lekës, shfaqet në aktivitet me dorën e fashuar

Para
FOTO/ Çfarë i ka ndodhur Princ Lekës, shfaqet në aktivitet me dorën e fashuar

FOTO/ Çfarë i ka ndodhur Princ Lekës, shfaqet në aktivitet me dorën e fashuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.