Qeveria e re tashmë ka nisur nga puna pas kalimit të të gjitha procedurave të betimit dhe të emërimit. Mirëpo disa prej ministreve të zgjedhura ishin suprizë jo vetëm për publikun e gjerë por edhe për vetë ato.
Kështu posti i ministres së Drejtësisë iu besua Etilda Gjonit, që deri atëherë kishte mbajtur postin e zëvendëses. Në një intervistë dhënë për mediat ajo shprehet se propozimin e Ramës për të qenë ministre e ka mësuar nga televizioni.
‘’Në fakt unë gjatë katër muajve kam qenë zëvendësministre dhe propozimin e kam marrë ashtu si shumica e qytetarëve nga televizioni. Dhe për mua kjo ka qenë një surprizë pavarësisht se kam qenë në postin e zëvendësministres”, u shpreh Gjoni.
I çuditshëm është fakti se kryeministri Rama ka qenë mjaft i bindur që Gjoni do ta pranonte propozimin. Apo s’ndodh në vendin tonë që dikush të refuzojë postin ministror?!
(E.K/SHUPLAKA)