Të shtunën në mbrëmje u raportua për një të vdekur në rrugën ‘’Mine Peza’’ në kryeqytet pranë kabinës elektrike në këtë lagje. Fillimisht ishte i vështirë identifikimi i viktimës dhe më pas u bë e ditur se ai ishte Rigels Patoku 36 vjeç.
Rigelsi e kalonte ditën e tij kryesisht në rrugët e ish-Bllokut, ku nuk mungonte që të këndonte e madje të fliste italisht me familjarët.
Ai kishte tentuar të hynte me forcë në kabinën elektrike, veprim i cili kishte përfunduar me pasoja fatale.
Askush nuk ishte kujtuar që ti jepte atij mundësinë e një strehe më të mirë. Për Rigelsin rruga ishte streha e vetme, ndërkohë që për institucionet përgjegjëse mbetet përgjegjësia që nuk munden të bënin dot më shumë. (E.K/SHUPLAKA)