Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 19-vjeçares Xhuljeta Çuni ditën e sotme, nga 31-vjeçari Xhafer Mataj.
Mësohet se vajza ka qenë maturante në gjimnazin “Qemal Stafa”, në kryeqytet dhe ditën e sotme do jepte provimin e “Gjuhë-Letërsisë”.
Por rruga e maturantes u ndërpre në mes nga 31-vjeçari Xhafer Mata me origjinë nga Kalimashi i Kukësit me të cilin ajo ka qenë në një lidhje dashurie e priste në rrugë.
Ndërkohë në media qarkullon lajmi se se 31-vjeçari i cili po ashtu ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës, e kishte përgatitur skenën e krimit ditë më parë.
Shoqet e Xhuljetës kanë treguar se Xhafer Mata, e kishte paralajmëruar të mos dilte në rrugë këto ditë, pasi do ta vriste.
Nga ana tjetër mësohet se maturantja e ka denoncuar 4 herë në polici 31-vjeçarin për përndjekje.
Me premtimin se do ta linte të qetë vajzën, Mata i kishte shpëtuar ndjekjes penale dhe ishte lënë i lirë.
(E.V/Faxweb.al)