Djali i miliarderit George Sorosit, Aleksandër Soros ditën e djeshme mbërriti në Tiranë për një vizitë. Pas Serbisë ai fluturoi drej Riansit dhe përzgjodhi Tiranën për të vizituar. Ashtu siç edhe duket në rrjetet sociale Aleksit i pëlqen shumë Tirana dhe Nuk ka munguar as një lëvizje e tij nëpër këtë qytet. Shëtitjen e tij ai e bëri në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë ku madje ka postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqet teksa ecën në këtë zonë dhe i tregon se i pëlqen ushqimi shqiptar.
Por kush e shoqëronte?
Veliaj ndryshe nga ç’mund të pritej nuk e ka shoqëruar vetë djalin e miliarderit. Aleksandër Soros e shoqëronte dje në Tiranë nga nën-kryetari i bashkisë Arbjan Mazniku i cili i tregonte qytetin duke i bërë një gudidë të shkurtër.
Duhet të theksojmë që flitet se kryeministri Edi Rama është një nga miqtë e George Soros por deri më tani nuk ka bërë publik asnjë detaj nga takimi me të, madje as ndonjë status në rrjetet e tij sociale.
A janë takuar të dy? Pse djali i miliarderit ka marrë rrugën drejt Shqipërisë? A mund t’a neglizhojë Rama një takim me djalin e fondacionit që ndikoi në Reformën në Drejtës?! Këto ende nuk dihen. (J.V/Faxweb)
![](https://faxweb.al/wp-content/uploads/2017/11/aa-225x400.png)