Janë zbuluar emrat e 12 zyrtarëve që do të jenë pjesë e bisedimeve me Greqinë.
Emrat ishin pjesë e një materiali voluminoz që ka mbërritur sot në Presidencë nga Ministria e Punëve të jashtme, kjo pas kërkesës së vetë kreut të shtetit për të marrë informacione të plota rreth çështjes së marrëveshjes dypalëshe me Greqinë.
Bashkëkryetarë do të jenë Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.
Emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i AKBN Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.
Siç ka denoncuar edhe dje ‘Fax Neës’ një prej 12 anëtarëve, Artur Meçollari në vitin 2012, kohë kur mbante postin e zëvendës komandantit të flotës detare me gradën kapiten i parë, është larguar nga detyra për spiunazh dhe për cënim të sigurisë kombëtare.
(E.K/FAXWEB)