00:44 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kush janë 4 ministrat më të rinj të qeverisë, propozuar 3 muaj para zgjedhjeve (PROFILET)

10:55 | 13/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush janë 4 ministrat më të rinj të qeverisë, propozuar 3 muaj para zgjedhjeve (PROFILET)

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama bëri me dije emrat e katër ministrave të rinj të propozuar në katër ministri. Ata janë: Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi.

Njeriu i reformës në drejtësi, në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Njeriu që drejton reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, është njëri prej zgjedhjeve të kryeministrit Edi Rama, ndryshime që përfshijnë kabinetin qeverisës vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve.

Pas dorëheqjes të komentuar së shumti këto dy ditë të Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm të Drejtësisë, largimi i të cilit është konsideruar si vendim i Ramës që vendosi “ta bëjë kurban” për Metën, është vendosur Fatmir Xhafaj.

I diplomuar për Drejtësi, ai ka shërbyer gjatë karrierës së tij politike si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, dhe Ministër i Drejtësisë, Sekretarit për Çështjet e Koordinimit në Partinë Socialiste, Nënkryetar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Lidhur me zhvillimin e reformës në drejtësi, kreu i Komisionit të Ligjeve është shprehur shpesh herë gjatë vitit të kaluar se aleanca nuk po funksionon normalisht. “Nuk po shoh ndonjë marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë”, shprehej Xhafaj në Korrik 2016.

 

Drejtoresha e QSUT-së në krye të Shëndetësisë

Ogerta Manastirliu, e vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë 2015” nga kryeministri është zgjedhur ministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar kështu Ilir Beqajn, i kritikuar së shumti për reformat e ndërmarra në sektorin e shëndetësisë.

Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Manastirliu është cilësuar si një tjetër “Bletë e Artë” në radhën e drejtoreve femra të qeverisë Rama.

Deputetja e PS-së në krye të Mirëqënies Sociale 

Ajo është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, USA. Madje e diplomuar me titull nderi. Xhaçka gjithashtu ka qenë prej vitesh pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Universitetit New York Tirana.

Xhaçka është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Në dhjetor të 2016-ës, ajo u rizgjodh për herë të dytë si Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste.

Ndërsa në vitin 2006 ka qenë hartuese projektesh për organizata joqeveritare në Amerikë. Xhaçka gjithashtu ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes.

Olta Xhaçka është bashkëshortja e Artan Gaçit, një ndër deputetët e hetuar nga Prokuroria, përkatësisht nga sektori i dekriminalizimit.

Pro importit të plehrave, vendoset në krye të Pushtetit Vendor

Bledi Çuçi do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi, një ndër ministrat më të rinj, i propozuar si ministër i Pushtetit Vendor. Ai është deputeti që ishte pro importit të mbetjeve në vend.

Së bashku me Ervin Bushatin dhe Bujar Dervenin, morën nismën për rikthimin e mbetjeve. Nisma e tre deputetëve është justifikuar me mbështetjen për industrinë e riciklimit në vend. “Po i japim oksigjen industrisë së riciklimit”, shprehej Shalsi.

Ai është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e tetë dhe është kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Deputetministrapropozimqeveri
Pas

Dritan Hila dhe Patrik Sadikaj futen në çadrën e opozitës

Para

‘’Ne nuk do vjedhim kaq hapur’’, ja për çfarë është i njohur i propozuari i Ramës për ministër Eduart Shalsi (VIDEO)

Para
‘’Ne nuk do vjedhim kaq hapur’’, ja për çfarë është i njohur i propozuari i Ramës për ministër Eduart Shalsi (VIDEO)

‘’Ne nuk do vjedhim kaq hapur’’, ja për çfarë është i njohur i propozuari i Ramës për ministër Eduart Shalsi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.