Katër shqiptarë janë arratisur nga burgu nga porti i Pireut në Greqi gjatë mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja ndodhi në orën 20:00 me orën greke, ndërsa 11 të burgosur, mes të cilëve edhe 4 shqiptarët po transferoheshin nga Athina për në Kretë.
4 të burgosurit shqiptarë kanë arritur të hapin prangat dhe kanë ikur me vrap nga porti, teksa pritej të nisej trageti për Hania.
Po kush janë katër shqiptarët e arratisur:
Nga mediat greke mësohet se ata janë idenitfikuar si Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me të babain e tij. Ky krim u vërtetua se ishte porositur prej rivalit grek të viktimës, Vasilis Varelas, për larje hesapesh në çështje droge.
Krahas Halilit, u arratisën fillimisht edhe tre shtetasit Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi, të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.
Policia greke kapi dy prej shqiptarëve, ndërkohë që është në kërkim të dy të tjerëve.
Të burgosurit do transferoheshin për në burgun e Alikarnasos. Nuk dihen ende akuzat dhe dënimet që kanë marrë shqiptarët e arratisur.
(E.K/FAXWEB.AL)