Ka pasur 8 zyrtarë të lartë që janë shkarkuar sot nga Ministri i Drejtësisë. Ata iu përkasin disa drejtorive në varësi të Ministrisëe së Drejtësisë, si Burgje apo institucione të tjera,
Deri më tani mësohet se Drejtori i Burgut 313 Fatjon Fana, Drejtori i IEVP Fier z. Jetnor Krakulli, Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës z. Ani Dyrmishi, janë pjesë e LSI-së.
Nuk dihet se kujt parti politike i kanë dhënë mbështetje drejtorët e tjerë.
EMRAT E PLOTË:
1) Drejtorit të IEVP Fier z. Jetnor Krakulli;
2) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës z. Ani Dyrmishi;
3) Drejtorin e IEVP Lezhë z. Eduart Kurti;
4) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë znj. Adriana Shehu.
5) Drejtorit të IEVP Rrogozhinë z. Ahmet Bala;
6) Drejtorit të IEVP Burrel z. Fatjon Kurti;
7) Kryetarit të Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Durrës z. Surin Hoxha;
8) Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” (nr.313) z. Fatjon Fana.
Në FOTO: Eduart Kurti, Fatjon Kurti dhe Ahmet Bala. Poshtë Fatjon Fana