Zbulohen fotot e dy prej të arrestuarve si të dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Rinas. Dy të rinjtë, të moshës 31 dhe 28-vjeç, janë dy ish-komando. I pari është Ditjon Memlikaj nga Tepelena, ndërsa i dyti është Neim Avdulaj nga Vlora.
Ditjon Memlika, 31 vjeç është lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë. Sipas policisë Memlika, ka qenë efektiv në forcat ushtarake dhe është i martuar dhe ka një fëmijë. Ndërsa ish- komando tjetër është Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit. Të dy ish-komandot kanë qenë për shërbim ushtarak në Afganistan.
Nga aksionet e zhvilluara që prej mesditës së sotme nga Policia e Shtetit, FNSH-ja dhe forcat Renea në zonën e Vorës dhe Prezës u bë e mundur kapja e 4 autorëve të dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Rinas.
Sipas informacioneve të dyshuarit u ndaluan pranë një kompleksi pallatesh në Vorë, dhe dy të tjerë janë ndaluar në Prezë. Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj gjatë një konferencë për mediat deklaroi se janë arrestuar 4 persona dhe 2 janë në kërkim nga policia. (J.V/Shuplaka)