Ata humbën jetën vetëm një ditë më parë. Fjalën e kemi për Lorenc Dokon dhe Elson Kerri, të cilët janë dy peshkatarët që humbën jetën në grykëderdhjen e Vjosës në Vlorë ditën e djeshme.
Mbrëmjen e djeshme Doko, 32 vjeç nga fshati Dellinj dhe Kerri, 37 , nga fshati Delisuf dolën për të hedhur rrjetat e peshkimit, por humbën kontaktet me familjarët, shkruan një portal online.
Policia dhe polumbarët nisën operacionin e kërkimit dhe pas disa minutave kanë gjetur në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës trupin e pajetë të 37-vjeçarit Elson Kerri. Vetëm disa momente më vonë polumbarët e Forcës Detare nxorrën edhe trupin e 32-vjeçarit Lorenc Dokos. Në foton që po shihni është njëri prej viktimave, Elson Kerri.