Deklarimi i pasurisë nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një nga pikat kryesore të ligjit të Vettingut. Tanimë procesi i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit sapo ka përfunduar, megjithatë vetëm pak orë para përfundimit të afatit, tre gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen.
Ata janë gjyqtarja e Ghykatës së Lartë Mirela Fana, gjyqtari i Elbasanit Ilir Pashaj dhe gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku.
Mirela Fana:
Znj. Fana ka qenë Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga viti 1996 deri më datë 23.04.2009.
Nga 14 prill 2009 Fana është emëruar anëtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Vetëm para një jave ajo u zgjodh si Kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtesi, prandaj dorëzimi i dorëheqjes nga Fana erdhi si një lajm shumë i papritur. Nuk dihen ende arsyet e kësaj dorëheqjeje, megjithatë fakti që vjen ditën e përfundimit të afatit të dorëzimit të formularëve vetingut në ILDKP, lë një hije dyshimi.
Ilir Pashaj:
Pasha është Gjyqtar i Elbasanit. Ai është akuzuar që në vitin 2013-të nga ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
Naço ka bërë kërkesë për nisjen e procedimit për Pashajn që në 2013, pasi gjyqtari kishte 187 çështje të mbartura. Në përfundim të afatit për dorëzimin e dokumenteve, gjyqtari preferoi të jepte dorëheqjen nga detyra.
Ilir Çeliku:
Çeliku për shumë vite ka qenë pjesë e Gjykatës së Tiranës, ndërsa para dy muajsh presidenti Bujar Nishani e ngarkoi me detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Vlorë.
Çeliku është akuzuar herë pas here si gjyqtar i afërt me Berishën, dhe presini ndaj tij u rrit ndjeshëm, sidomos në përfundim të afateve për dorëzimin e dokumenteve të vetëdeklarimit, të cilat ai preferoi të mos i dorëzonte. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”998″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]