23:24 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush janë katër të moshuarit, viktima të virusit të gripit në Shqipëri. Tre meshkuj dhe një femër

10:29 | 13/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Kush janë katër të moshuarit, viktima të virusit të gripit në Shqipëri. Tre meshkuj dhe një femër

76-vjeçari me iniciale S. K. është viktima e katërt e të virusit të gripit në Shqipëri shkaktuar nga ulja e theksuar e temperaturave në vend.

Mësohet se i moshuari i shtruar prej tetë ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohej për “Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore” dhe sëmundje shoqëruese, SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të stinës AH3N2.

Viktima e tretë e virusit të gripit në Shqipëri është 73-vjeçarja me iniciale Z. R. e diagnostikuar me “Insuficensë respiratore”. Vdekja e të moshuarës u raportua më 11 janar të këtij viti, e konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

73-vjeçarja nga Kukësi u shtrua më 8 janar 2017 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” me diagnozë “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore,” e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2.

Dy rastet e para të konfirmuara të virusit të gripit ishin dy të moshuar, që ndërruan jetë më 2 dhe 3 janar.

K., mashkull, 70 vjeç, banues në Tiranë, u shtrua më 31 Dhjetor 2016 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi,” me SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike) të riakutizuar, insufiçencë respiratore dhe status gripalis. Ai ndërroi jetë më datë 2 Janar 2017.

Një 71-vjeçar, i cili u raportua se u shtrua më 3 janar 2017 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ndërroi jetë po atë ditë. Përveç sëmundjeve të tjera, ai rezultoi i prekur edhe nga gripi. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: shefqet ndroqite moshuarviktimavirusi i gripit
Pas

Kate Middelton e dashuruar pas çizmeve “cowboy” (FOTO)

Para

Barazim i çmendur me Sevillan, Reali thyen rekordin e Barcelonës

Para
Barazim i çmendur me Sevillan, Reali thyen rekordin e Barcelonës

Barazim i çmendur me Sevillan, Reali thyen rekordin e Barcelonës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ-të 58, 59 dhe 60. Numërimi pritet të nisë në mesnatë

Kukës/ Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës, në Tropojë dhe Has nuk ka nisur ende procesi

Nis numërimi i votave në Tepelenë, numërohen kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj

Dalin rezultatet e tre kutive të para të numëruara në Bashkinë e Pustecit

Rezultatet paraprake në Vorë/PD përpara me diferencë të ngushtë ndaj PS-së

Zgjedhjet parlamentare/Korça nis procesin e numërimit të votave

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.