18:55 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kush janë më të rrezikuarit nga kanceri i fshikëzës së urinës, ja simptomat e para

18:39 | 02/04/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush janë më të rrezikuarit nga kanceri i fshikëzës së urinës, ja simptomat e para

Në shumicën e rasteve, kanceri i fshikëzës së urinës fillon nga anomalitë e qelizave në brendësi të vezikës urinare. Ndonëse ky lloj kanceri prek kryesisht moshën e tretë, nuk do të thotë që të tjerët nuk janë të rrezikuar.
Për fat të mirë, kanceri i vezikës urinar mund të kapet në kohë, për shkak të shenjave paralajmëruese, duke patur kështu mundësi më të mëdha trajtimi. Megjithate edhe ne kete faze ai mund te perseritet. Per kete arsye, ata qe i mbijetojne kësaj forme të kancerit, duhet të ndiqen për nje kohe te gjate pas trajtimit, sepse rastet e përsëritjes janë shumë të shpeshta.
Shenjat e kancerit te vezikes të përshkruara nga dr. Rezar Rusi janë:
• Gjak ne urine (hematuria). Urina mund te kete nje ngjyre te kuqe te çelet. Ndodh që urina mund te duket normale, por ne anlizen mikroskopike te saj mund te konstatohet gjak.
• Urinim te shpeshte.
• Urinim me dhimbje.
• Dhimbje shpine.
• Dhimbje legeni.
Shkaqet
Jo gjithmone shkaqet e kancerit të fshikëzës së urinës janë të qarta. .Ato kane qene te lidhur me pirjen e duhanit, infeksionet parazitare, nga rrezatimi ose ekspozimi ndaj disa substancave kimike. Kanceri i vezikes zhvillohet kur qelizat ne vezike rriten ne menyre anormale. Ne vend te nje zhvillimi normal, keto pesojne deformime duke bere qe rritja e tyre te dale jashte kontrollit dhe te mos vdesin. Keto qeliza anormale formojne tumorin.
Faktoret që rrisin rrezikun e shfaqjes së kancerit të vezikës urinare (fshikëzës së urinës) të përshkruara nga Dr.Rezar Rusi
• Pirja e duhanit. Pirja e duhanit mund te shtoje rrezikun e kancerit te vezikes si rezultat i krijimit te lendeve te demshme kimike qe grumbullohen ne urine. Gjate pirjes se duhanit trupi perpunon substancat kimike te duhanit dhe i nxjer disa prej tyre ne urine. Keto substanca te rrezikeshme mund te demtojne mukozen duke shtuar rrezikun per kancer.
• Mosha. Rreziku i kancerit shtohet me rritjen e moshes. Kanceri i vezikes mund te ndodhe ne cdo moshe, por rralle mund te gjindet ne te rrinj nen 40 vjec.
Gjinia. Meshkujt jane me te predispozuar sesa femrat.
Ekspozimi ndaj disa substancave kimike. Veshkat luajne nje rol kyc ne filtrimin e substancave kimike duke i transportuar ato me anen e urines ne veziken urinare. Mendohet se perqendrimi i tyre ne vezike rrit rrezikun e kancerit. Ne keto substance perfshihet arseniku dhe substancat kimike qe perdorn ne industrine e ngjyrosjes, te kaucukut, lekures, tekstileve dhe te prodhimit te bojrave.
• Inflamacioni kronik i fshikëzës. Infeksionet e perseritura te vezikes ose inflamacioni i saj, p.sh. si rezultat i mbajtjes se kateterit urinar per nje kohe te gjate, mund te rrise rrezikun e kancerit te vezikes me qeliza skuamoze.
• Trashëgimia gjenetike Nese nje pacient ka patur me perpara nje kancer te vezikes, ai eshte i predispozuar qe t’i perseritet. Po ashtu, nese nje person ka nje ose disa te aferm me histori te kancerit te vezikes, eshte i rrrezikuar edhe ai per ta patur ate megjithese kjo ndodh rralle. Nese dikush ka nje histori familjare te nje kanceri kolorektal (te zores se trashe) jopolipoz te trasheguar qe quhet dhe Lynch sindrom, mund te jete i predispozuar per kancer ne sistemin urinar sidhe ne zore, miter, vezore dhe organe te tjera.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: fshikezakanceri
Pas

Mësoni se deri në ç’farë moshe ju rritet gjoksi femrave

Para

Nuk e dinim, por këto shenja të pazakonta paralajmërojnë problemet me zemrën

Para
Nuk e dinim, por këto shenja të pazakonta paralajmërojnë problemet me zemrën

Nuk e dinim, por këto shenja të pazakonta paralajmërojnë problemet me zemrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rriten tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Mediat: Grupi sulmues i Marinës Amerikane “Nimitz” niset drejt Lindjes së Mesme

Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin

“Lulet plastike”, një film nga Ylljet Aliçka me Robert Ndrenikën dhe Zana Priftin, shfaqet në COD

Mediat amerikane: Trump nuk do të nënshkruajë deklaratën e përbashkët të G7-ës që bën thirrje për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit

Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduarit dërgohen në spital

Kushtet e Iranit për negociata me SHBA, reagon presidenti i Izraelit: Po përdor Trump si mburojë për të avancuar me programin bërthamor

Konflikti në Lindjen e Mesme, DASH udhëzon amerikanët të mos udhëtojnë në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza

Televizioni publik iranian rinis transmetimin pas sulmit: Izraeli s’e do të vërtetën

VIDEO| Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis transmetimin

Si i përcakton SHBA organizatat e huaja terroriste? Ambasada Amerikane në Tiranë tregon rëndësinë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.