Një zhvillim i rëndësishëm i ditës së djeshme pas përplasjes së madhe Ambasadë Amerikane-Prokurori e Përgjithshme qe padyshim intervista në ”Opinion” e kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Një intervistë e mbushur me plot detaje, të rrëfyera së paku në versionin e prokurorit të Përgjithshëm, ku doli një e dhënë me shumë rëndësi për interesin publik: Sa ministra, deputetë e zyrtarë të lartë po hetohen.
”Kemi kërkuar sekuestrimin e serverit të ILDKPKI-së në funksion të hetimit që po kryhej. Duhet të jemi të qartë se ILDKPKI është institucion i transparencës. Deputeti Kokëdhima është një prej tyre. Ambasadori Donald Lu, mendon të realizojë pengimin e hetimeve për rastin konkret. Pra kërkoi të mbronte tre deputetë….7 deputetë janë nën hetim. Peza është sërish nën hetim. Deputetët janë në proces verifikimi.”, tha dje Llalla.
Ndërsa emri i Alfred Pezës dhe Koço Kokëdhimës është përmendur nga vetë Llalla, mbeten ende engimë emrat e tjerë, 3 prej të cilëve sipas kryeprokurorit po tentohen të mbrohen nga ambasadori amerikan Donald Lu. Por le të listojmë disa prej tyre, mes të cilëve në hetim ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ndërsa ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri për të cilin hetimi është pushuar. Dy deputetëve në hetim për tendera nuk u dihen ende emrat.
EMRAT E ZYRTARËVE TË LARTË:
1.Ministri Ilir Beqja (Në hetim)
2.Ministri Damian Gjiknuri (Hetimi është pushuar)
3.Deputeti Alfred Peza (Në hetim)
4.Koço Kokëdhima (Në hetim)
5.Deputet në hetim për tendera?
6.Deputet në hetim për tendera?
7.Deputeti Shkëlqim Selami (Pas hetimit për dekriminalizimin është zëvendësuar me deputetin Flamur Çelajn)
8.Deputeti Dashamir Tahiri (Pas hetimit për dekriminalizimin është zëvendësuar me deputetin Edmond Zenon)
9.Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi (Pas hetimit i shkarkuar)/SHUPLAKA