Një tjetër person i sistemit të drejtësisë i është ndërprerë sot Vetingu nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Është fjala për prokurorin e Beratit, Ermir Beta.
Më 15 mars ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen nga detyra dhe Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KPK-në më 6 prill.
Ermir Beta ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, me dekret të presidentit të datës 6 nëntor 2008.
Deri në nisje të procesit ka pasur një sërë emrash që kanë zgjedhur të japin dorëheqjen duke shpëtuar kështu dhe nga ballafaqimi me KPK-në, duke përmendur këtu gjykatës e prokuror, përfshirë dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Lista e zyrtarëve që u është ndërprerë procesi i Vettingut deri tani:
Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat
Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë
Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë
Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë
Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm
Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post