Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, disa familjarë denoncuan humbjen e të afërmit të tyre.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një gomone kishte dalë për lundrim.
Familja e njërit prej personave të humbur ka denoncuar pas 24 orësh pasi kanë humbur kontaktet me të afërmit.
Ende nuk janë bërë publike emrat e personave të zhdukur, por burime nga Policia bëjnë me dije për Fax News se policia ka pikasur një gomone në ujërat kufitar me Italinë.
Në gomone sipas policisë ndodheshin 2 persona, njëri prej tyre me precedentë të mëparshëm penal.
Dyshohet se gomonia po kryente trafik narkotikësh. Rasti është marrë nën verifikim nga Drejtoria Vendore e Policisë në Vlorë.
Janë duke u bërë verifikime në lidhje me gomone dhe po bashkëpunohet me Guardia di Finanza si dhe me policinë e Malit të Zi dhe Greqisë.
(F.G/Faweb)
Discussion about this post