13:15 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush lejohet dhe kush jo? Policia u jep fund dilemave për qarkullimin e mjeteve, mallrave dhe këmbësorëve

10:43 | 23/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Nuk i binden shtetrrethimit, policia gjobit 745 drejtues mjetesh, arreston 5 prej tyre

Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me mjetet që lejohen të qarkullojnë, dhe oraret e secilës prej tyre.

Në një njoftim dhënë për mediat policia njofton se lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e VETËDEKLARIMIT të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Po ashtu mes të tjerave policia saktëson se NUK lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje.

Në përgjigje të pyetjeve të shumta të adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, sqarojmë se:

Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e VETËDEKLARIMIT të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore.

NUK lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje.

Pas orës 13:00 NUK lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë.

Pas orës 13:00 NUK lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci.

Përjashtohen nga ky kufizim vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por JO për të tregëtuar.

NUK lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizmimin me produkte për konsum.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: kush lejohet te qarkullojepolicia e shtetit
Pas

“Bërtitën dy djem duke na thënë dilni jashtë”, makina e këngëtares shqiptare përfshihet nga flakët në mes të kryeqytetit

Para

Çdo të ndodhë me shqiptarët që shkelin afatet e qendrimit në Spanjë? MEPJ tregon vendimin e marrë

Para
DW gjermane: Shteti i Krizave merr përsipër Kryesinë e OSBE-së

Çdo të ndodhë me shqiptarët që shkelin afatet e qendrimit në Spanjë? MEPJ tregon vendimin e marrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.