08:10 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush mban përgjegjësi për grabitjen në Rinas? Gazetarja dhe eksperti i ekonomisë: Ku shkojnë paratë për sigurinë! (Video)

10:16 | 11/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush mban përgjegjësi për grabitjen në Rinas? Gazetarja dhe eksperti i ekonomisë: Ku shkojnë paratë për sigurinë! (Video)

Disa ditë pas vjedhjes se afro 10 milionë eurove në Rinas kanë nisur debatet për sigurinë në aeroporte dhe kush është përgjegjësi për këtë ngjarje.

Të ftuar në Studion e Fax News sot për të folur për këtë situatë ka qenë Mirilda Tila gazetare ekonomie në Fax News dhe Pano Soko ekspert ekonomie.

Sokol Dema gazetari i Fax News ka raportuar nga Aeroporti i Rinasit dhe thotë që ka një numër të madh të Forcave të armatosura, pas vendimit të marrë nga Ministria Olta Xhaçka për të ruajtur zonën nga ushtria.

Aeroporti është shpallur i pasigurtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe është kompania koncensionare të cilës i janë veshur përgjegjësitë për sigurinë. Ministri Lleshaj dhe Xhaçka arritën në përfundimin se ”fajin e kanë kinezët”.

Gazetarja Mirilda Tili ka siguruar ligjin që rregullon sigurinë në aeroporte dhe thotë që në 2 ditët e fundit ky ligj është bërë i paaksesueshëm në mënyrë zyrtare.

Sipas këtij Ligji dhe neneve të tij nën trajtimin e gazetares Tili, është Autoriteti i Shërbimit të Aviacionit Civil që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë vjedhje në aeroport dhe për vjedhjet që kanë ndodhur më parë.

“Është i paaksesueshëm ligji për koncensionarët, nuk e di nëse është rastësi apo jo, por Fletorja Zyrtare ka probleme. Që nga momenti që është projektuar aeroporti, është ligji që duhet ta rregullonte sigurinë në këtë institucion.

Sistemi i sigurisë në aeroport ne ligjin 39 thotë që koncensionarët duhet të jenë në bashkëpunim me zyrën e autoritetit civil. Është ky autoritet që duhet të mbajë përgjegjsi për kontratat, sigurinë, financat. Përgjegjësinë nuk po e mban askush, edhe pse Autoriteti ka një strukturë që paguhet për sigurinë,  tha Mirilda Tili.

Pano Soko në vazhdimësi të kësaj ideje thotë që është një gabim i madh që në këto kohë të një rreziku të madh ndërkombëtar në aeroporte t’i lihet në ngarkim një kompanie koncensionare siguria.

Sipas tij kanë dështuar të gjitha hallkat në Shqipëri, nisur nga Policia, Shërbimi Informativ e me radhë.

“Më vjen për të qeshur dhe për të qarë. Në një periudhë ku aeroportet janë pika kryesore e kontrollit dhe e sigurisë, jemi i vetmi vend që sigurinë e aeroportit kombëtar ja lemë një kompanie koncensionare. Jemi në zemër të rrezikut, pasi ka influenca të grupeve terroriste që janë shumë të mëdha.

Përgjegjësia kalon nga një dorë në dorën tjetër. Përgjegjësi ka Policia, Shërbimet Informative, Shërbimet e inteligjencës, çfarë kanë bërë se është vjedhur një aeroport?!

Zotëria që ka kryer vjedhjen ka qenë në kërkim ndërkombëtar, ka bërë një vjedhje, dhe lëvizte i lirë në vendin tonë. Në çdo aeroport që shkon ka njerëz me armë që patrullojnë, nëse ka eksperienca të mëparshme duhet të rriten masat e sigurisë.” tha Pano Soko.

Sipas dy ekspertëve Drejtoria e Aviacionit Civil  paguhet 2.5 milionë euro në vit për sigurinë në aeroport, por ajo nuk i justikon përgjegjësitë e veta.

“Drejtoria e Aviacionit Civil bën të paditurën. Ka njerëz që paguhen për të siguruar këtë gjë, kjo kompani paguhet 2.5 milionë euro në vit. Ata nuk kanë marrë asnjë gjobë dhe në tre herët e tjera që kanë ndodhur ngjarjet e rënda. Duhe të kishte të paktën një reagim ligjor”, u shpreh Tili.

Sako thotë që duhet të presim të ndodhë një gjë akoma më e rëndë që të ketë një reagim nga qeveria.

“Tani presim që të marrin peng një avion. Të presësh Ramën deri në ngjarjet e radhës, duhen gjetur përgjegjësit.” tha esperti Soko.

Sipas një raporti Shqipëria është shpallur në vend të 4 për nivelin e lartë të rrezikshmërisë në aeroporte thotë Tili

“Shqipëria është në vend të katërt për nivelin e sigurisë. Ka kosto në çdo hallkë të ekonomisë, deri tek një turist që vjen në vend për vetëm 3 ditë” , tha gazetarja.

Sako bën deklaratën e fortë, teksa thotë se paratë që duhet të shkonin për sigurinë mbahen nga drejtuesit e institucioneve.

“Koncensionarët priren të shkurtojnë shpenzimet dhe i mbyllin gojën Autoriteti Civil që është autoritet mbikqyrës. Koncensionarët nuk bëjnë investimet, aeroporti mbetet i pambrojtur dhe Autoriteti mbyll gojën”, vijoi më tej Soko.

Sipas gazetares Mirilda Tila janë vënë në rrezik investimet e huaja, kompanitë e sigurimit të parave dhe të gjitha hallkat e tjera të ekonomisë.

“Shifra e saktë nuk po del. Bankat sigurohen, por kompanitë e sigurimit nuk u dalin garant parave. Investimet e huaja  rrezikohen nga niveli i sigurisë, tani më dhe jo vetëm nga kriza politike që është trajtuar në këto ditë.

Austrian Airlines nuk merr më përsipër të bëjë transportin e parave, duhet ta dëmshpërblejmë dhe të kontraktojmë një kompani tjetër gjë që do shkaktojë vonesa mbase dhe ngërçe”, shtoi gazetarja.

Sako thotë që për këtë ngjarje duhet të mabjë përgjegjësi dhe ministria Balluku ku sipas tij duhet ti kërkonte prej kohësh llogari Autoritetit Civil dhe kompanisë koncensionare të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

“Ministria ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ajo duhet të kërkojë nga kompania modernizmin e sistemit të sigurisë. Nuk duhet të mbash lekun për vete por ta hedhësh për sigurimin. Ajo vazhdimisht duhet ti kërkonte llogari kompanisë. Është ngritur si problem pas studimit që ka bërë British Airlines dhe dolën në përfundim që Aeroporti “Nënë Tereza” nuk është i sigurt ndaj dhe e shtynë ardhjen dhe investimin në Shqipëri.” tha Soko.

Etiketa: Mirilda tilipano soko
Pas

Keni dhimbje të vazhdueshme trupi? Arsyet kryesore pse ndodh kjo

Para

Betohen në Kuvend 3 deputetët e rinj, sa shkon numri i ‘rrjedhjeve’ në total

Para
Pikante nga Kuvendi/ Bushati ‘’përkëdhel” Ahmetajn, Xhaçka ‘’miklon’’ tradhtaren e LSI-së

Betohen në Kuvend 3 deputetët e rinj, sa shkon numri i 'rrjedhjeve' në total

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.