Spartak Ngjela ka komentuar sërish mbi situatën politike në vend. I ftuar në ‘Opinion’ të emisionit Blendi Fevizu ai është shprehur mjaft i sigurt që Meta me këmbët e tij nuk do të shkojë asnjëherë te çadra. Madje Ngjela ka vijuar akoma më tej duke thënë se Meta do të kërkojë falje dhe do të hyjë në zgjedhje.
Sipas tij kush merr Metën merr me vete topat e zjarrit. Avokati shprehet i sigurt që Rama nuk e do Metën dhe mezor po pret që ai të ikë ga koalicioni.
‘’Kush merr Metën merr topat e zjarrit. I keni parë topat e zjarrit të Perandorisë Romake. O do më lësh të flas tani ose do iki. Mesa shof unë Ramës nuk i intereson që Meta të rrijë te Rama, do që të shkojë te kundërshtari.
Në momentin që ikën te kundërshtari, Rama shpëton nga një marrëveshje që i ka lidhur këmbët. Rama do jetë shumë i dobët nëse hyn me Metën në zgjedhje. Këta lodhen kot që e presin Metën në çadër, kot e presin janë duke pritur kot’’, u shpreh Ngjela.
Nga ana tjetër në këtë moment ka ndërhyrë Preç Zogaj dhe Ngjela ka shpërthyer edhe ndaj tij: Ore çke që flet ti pse pronari i çadrës je ti, të përmenda emër unë ty. Po s’më latë njëherë të mbaroja deri në fund. (E.K/SHUPLAKA)