Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se projektligji për amnistinë fiskale synon t’u japë mundësi shqiptarëve që kanë jetuar më shumë se 30 vjet në emigracion dhe që duan të legalizojnë paratë e tyre të ndershme.
“Amnistia fiskale do krijojë mundësinë, që paratë që janë fituar me djersën e ballit nga shqiptarët që kanë punuar në emigracion, në të gjitha format e mundshme, në forma ligjore, atyre do t’u jepen mundësitë që ato para të investohen në vendin e tyre dhe në familjet e tyre”, tha ai.
Ai theksoi se nga amnistia fiskale përjashtohen politikanët dhe personazhet e botës së krimit.
“Nga kjo amnisti përjashtohen personazhe të botës së krimit, politikanë, zyrtarë, asnjë nga kjo kategori nuk mund ta shfrytëzojë këtë mekanizëm. Amnistia ka një periudhë që do aplikohet, se nuk mund të jetë e përhershme”, tha ai.