Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, përmes një interviste të dhënë për emisionin Çim Peka Live, ka folur mbi personat që sipas tij janë të përfshirë në dënimin prej drejtësisë shqiptare.
Llalla u shpreh se kanë qenë shumë politikanë të cilët janë hetuar nga prokuroria në kohën e drejtimit të tij, të cilët më pas kanë ndikuar në dënimin që iu bë. Ndër më aktivët nga këta politikanë ish-kryeprokurori citon me emër vetëm ish-deputetin Alfred Peza.
Adriatik Llalla: Gjatë kohës që unë kam qenë në krye të Prokurorisë, shumë politikanë u dënuan dhe hetuan për paligjshmëritë që kishin kryer. Një sërë deputetësh u larguan si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, të cilët kishin fuqi politike dhe mediatike.
Ata kanë ndikim në çështjen time, siç e theksova u krijua dhe një portal për të më sulmuar.
Secili ka rolin e vet, ndër ata që kanë qenë më aktivët ka qenë zoti Peza. Puna ime është bërë në mënyrën më korrekte të mundshme. Përfundimet e gjykimit kanë ndodhur pasi unë kam ikur nga sistemi i drejtësisë.
Nuk mund si prokurorë i përfshirë, të nxirrja sekretet e dosjes së Dibrës dhe të Durrësit.