03:51 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush po e “kryqëzon” Tufën? Hoxha: Braho ka konflikt interesi, ka qenë drejtues në institucionet që hetohen për krime

10:01 | 26/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush po e “kryqëzon” Tufën? Hoxha: Braho ka konflikt interesi, ka qenë drejtues në institucionet që hetohen për krime

I ftuar sot në studion e Fax news për të folur për debatin mbi krimet e komunizmit  dhe gjyqin kundër Spartak Brahos, Sabit Brokajt, Sevo dhe Fatos Tarifës, Arben Dukës dhe Gazetës Dita, ka qenë Çelo Hoxha historian dhe nëndrejtor i ISSK (Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit-ISKK). (Lexo edhe ketu).

Çela Hoxha thotë që sulmet ndaj Tufës janë në 2 nivele, në nivel të debatit publik dhe për disa arsye të paqarta. Ai shton se Braho dhe të tjerët sulmojnë Institucionin pasi duan të pengojnë punën e tij.

“Sulmet ndaj Tufës  zhvillohen në dy nivele, në nivel publik dhe për arsye të paqartë. Sipas tyre Insituti po hedh baltë ndaj luftës nacinalçlirimtare, nisur nga libri im. Thonë që insituti nuk duhet të merret me luftën po kjo bie në kundërshtim me ligjin.

Ata godasin institucionin, edhe pse jam unë autor i librit. Librin e përdorin si pretekst”, tha Hoxha.

Historiani thotë që termat si “fashistë” që janë përdorur për të sulmuar Tufën janë të dënueshme nga ligji.

“Ata cilësojnë Tufën si fashist, dhe këto terma janë të ndaluara të përdoren, janë të dënueshme.” u shpreh historiani.

Lidhur me fillimin e këtij debati, Çelo Hoxha thotë se ka si qëllim kryesor pengimin e punës së Institucionit, pasi libri ka 5 vite që ka dalë, i ndërtuar i gjithë mbi një bazë shkencore dhe i mbështetur në fakte.

“Unë dhe Tufa në fund të marsit bëmë një raportim në Komision e Ligjeve dhe ky raport u prit shumë mirë. Ata u treguan dashamirës për të na ndihmuar në disa çështje. Pas një jave zoti Braho bëri deklaratën duke cilësuar intitucionin pjesë të Ballit Kombëtar. 

Ne po zbardhim historinë, nuk kemi përjashtuar askënd. As drejtuesit e lartë, as viktimat, jemi munduar të reflektojmë të dyja anët e medaljes. Ne nuk diskriminojmë askënd në zbardhjen e historisë siç ndodhte në komunizëm. Libri nuk është kritikuar nga asnjë historian. Është e vështirë të kundërshtojën faktet e librit sado të ndikuar të jenë. Libri ka një bazë teorike, dhe në raport me këtë bën vlersimin e dokumenteve.” vijoi ai.

Më tej Hoxha tha që debati është i rëndësishëm por duhet të mbështetet në fakte. Sipasj tij puna e Insitutit është e rëndësishme sepse dënohen krimet e luftës, të kryera me gjakftohtësi dhe të mirmenduara.

“Në luftë ka krime, por që janë me urdhër, nuk janë në gjaknxehtësi e sipër, këto janë krime lufte. Kur ushtria zbaton urdhëra të tilla, është pjesë e Krimeve të luftës.” tha Hoxha.

Fakti që Spartak Braho ka qenë pjesë e institucioneve të rëndësishme të komunizmit të përfshira në Krimet e luftës, sipas Hoxhës përbën konflikt interesi.

“Zoti Braho ka një konflikt interesi, ka qenë pjesë e organeve që ligji i institucionit tonë i përcakton si organe të dhunës, Policia, Sigurimi i Shtetit, Gjykata. Duhej të ekzistonte ligji që njerëz që i përkisnin një administrate të kohës së diktaturës mos të përfshiheshin në institucionet drejtuese aktuale. Ka një konflikt të hapur interesi”, vijoi historiani.

Hoxha thotë gjithashtu se janë keqpërdorur disa fakte për të krijuar mbështetje dhe në media, por se ata që sulmojnë përdorin logjikë të ndryshme sa herë u ndryshon interesi.

“U keqpërdorën  faktet e librit dhe për të krijuar mbështetje. Ata sulmojnë Tufën se është drejtor i Insitucionit, nuk përdorin të njëjtën logjikë për të sulmuar dhe mbrojtur, bien në kundërshtim me veten. 

Ata janë shprehur hapur që dëshirojnë të mbyllet Insituti. Libri është përgatitur nga unë, që më pas e kam kaluar te Institucioni, te bordi dhe të Këshilli Shkencor nga ku vlerësohet nëse është i mbështetur në burime, është i vërtetuar e etj. Qëllimi i tyre është të pengojnë punën  e Insitutit”, vijoi logjikën e tij Hoxha.

Lidhur me deklaratat e Tarifës se Insituti ecën sipas ideologjive politike Hoxha thotë që është e pabazë pasi puna është e pavarur.

“ISKK ka në të gjithë Europën dhe e ka burimin në rezoluita Europiane. Në punën e Insitutit politika nuk ka punë.

Padia e Tufës  ndaj Brahos dhe të tjerëve është një element qytetarie që tregon se ku duhet të rrije niveli i debatit”, përfundoi Çelo Hoxha.

(j.b/faxweb.al)

Etiketa: Çela Hoxhadebati mbi krimet e komunizmitISSK
Pas

Fotot/ Kush janë dy të rinjtë e arrestuar për vrasjen e vëllezërve Bilali, në kërkim Ibrahim Lici

Para

Analisti vë me shpatulla pas murit Patozin: Po bëni opozitën e opozitës, i shërbeni Edi Ramës

Para
Gjykata pranon kërkesën e Bindjes Demokratike për t’u regjistruar si parti politike

Analisti vë me shpatulla pas murit Patozin: Po bëni opozitën e opozitës, i shërbeni Edi Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.