19:35 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush po e prin bindshëm Shkodrën, pse mund të përsëriten zgjedhjet në të gjithë Bashkinë

07:20 | 07/03/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush po e prin bindshëm Shkodrën, pse mund të përsëriten zgjedhjet në të gjithë Bashkinë

Kur janë numëruar 139 nga 250 qendra votimi në total, në Bashkinë e Shkodrës është duke kryesuar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.

Ai kryeson me 12037 vota, e ndjekur nga Majlinda Angoni me 10699 vota dhe Xhemal Bushati me 4244 .

Nëse kjo diferencë mes vendit të parë dhe të dytë do të ngushtohet, në më pak se 1177 vota, atëherë zgjedhjet për bashkinë e Shkodrës rrezikojnë të përsëriten.

Kjo për shkak se në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, dje nuk u mbajt procesi zgjedhor për shkak të kushteve të vështira të motit.

Derimë tani procesi i numërimit ka përfunduar në Vorë, ku votimi u bë në mënyrë elektronike, dhe fitues u shpall përfaqësuesi i PS-së Blerim Shera, i ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë. (Lexo edhe lajmin)

Po ashtu numërimi ka përfunduar në Bashkinë Rrogozhinë, e cila po ashtu u fitua  nga socialistët, ndërsa në vendin e dytë u rendit kandidati i PD-së. (Lexo lajmin)

Sipas të dhënave nga KQZ, votat në përqindje ndahen si më poshtë për Bashkinë e Rrogozhinës.

Partia Socialiste:

Edison Memolla – 5348 vota ose 60.73%

Partia Demokratike:

Ferdinand Saraçi – 1996 vota ose 21.96%

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:

Hekuran Xhani – 1550 vota ose 17.31%

Procesi i numërimit të votave ka ecur më ngadalë në Bashkinë e Durrësit, duke marrë parasysh dhe numrin më të madh të qendrave të votimit.

Në momentin që flasim, sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, në Durrës janë numëruar 177 nga 337 kuti. Votat mes tre kampeve ndahen në: Emirjana Sako 20158 vota, ose e thënë ndryshe 57.6%, Ardian Muka 10075 vota, 28.8% dhe Luan Hoti 4742 vota ose 13.6%.

Rezultati në Durrës pritet që të mos jetë përfundimtar deri në orët e mbrëmjes, pasi ka ende shumë kuti për të numëruar, pavarësisht se trendi i rikonfirmimit të Sakos në detyrë është i dukshëm. (lexo lajmin)

Procesi i numërimit është duke vijuar ende në Bashkinë e Lushnjes, kur janë numëruar 124 nga 157 kuti, rezultati është ky:

Eriselda Sefa, PS 16196 vota ose 57.8%

Elton Bano i Shtëpisë së Lirisë, 8859 vota, ose 31.6% dhe Indrit Sefa i PD 2981 vota, ose e thënë ndryshe 10% të votave. (Lexo lajmin)

Në Dibër, dikur një bastion i të djathëve, është duke kryesuar kandidati i PS-së Rrahim Spahiu, i cili dje nuk votoi dot as për veten e tij, për shkak se e kishte vendbanimin në Tiranë.

Kur janë numëruar 45 nga 101 kuti votimi, Rrahim Spahiu udhëheq me 7556 vota, ose e thënë ndryshe 63%, Premtim Kryemadhi 2310 vota ose 19.5% dhe Luan Haka me 1965 vota, ose 16.5%, dhe Dritan Torba 45 vota, përfaqësues i Lëvizjes së Re.

Gjatë ditës së djeshme në disa zona të Dibrës pati vonesa për shkak të motit të keq, por në fund qendrat e votimit u hapën për të gjithë qytetarët. (Lexo lajmin)

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“Një udhëtim zbavitës për të lindurit e kësaj shenje”/ Ky është horoskopi për ditën e sotme

Para

“Putin ka përdorur Kishën Ortodokse për të arritur qëllimet e tij”/ Zyrtarja ruse: Do të rindërtojë Bashkimin Sovjetik…

Para
“Putin ka përdorur Kishën Ortodokse për të arritur qëllimet e tij”/ Zyrtarja ruse: Do të rindërtojë Bashkimin Sovjetik…

"Putin ka përdorur Kishën Ortodokse për të arritur qëllimet e tij"/ Zyrtarja ruse: Do të rindërtojë Bashkimin Sovjetik...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.