Ndërsa protesta e studentëve është duke u zhvilluar në ditën e katërt të saj përpara ministrisë së Arsimit, gjithnjë e më shumë po flitet për klane dhe grupime që synojnë në mos shuarjen përçarjen e kësaj revolte.
Shkak për këtë janë bërë qëndrimet e dyzuara mes grupimeve nëse tashmë duhet të shkohet dhe të protestohet poshtë zyrës së Edi Ramës, sa kohë që ai është përgjëgjës për drejtimin e vendit.
Ndërkohë sot një nga grupimet e studentëve ka përzënë nga protesta banorët e Astirit duke thënë se ata janë të ndikuar politikisht.
Lidhur me këto qëndrime të dyzuara, disa prej pedagogëve dhe aktivistëve bëjnë përgjegjës Arlind Qorrin dhe Organizatën politike, që për Fabian Topollajn po kërkojnë të manipulojnë studentët.
Qorri është një nga drejtuesit më aktivë dhe të Lëvizjes për Universitetin, një prej organizatave që prin këtë protestë. Vetëm dje ishte avokati Altin Goxhaj ai që akuzonte këtë person se po shuan protestën duke lënë tre ditë pushim studentët.
Që protesta duhet dhe është politike shprehen po ashtu dhe gazetarët Armand Maho dhe Sokol Shameti, për të cilët nëse njerëzve iu hiqej politika, do të ktheheshin në kafshë.
Po ashtu zëra thonë se një dorë te një nga grupimet e studentëve e ka dhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj, i cili është më i paprekuri në radhët e mazhorancës nga protesta e të rinjve.
Ajo që është vënë re është se shumë persona që kanë tentuar t’i bashkohen në një mënyrë apo në një tjetër protestës janë mbajtur larg.
Reagimi i Fabian Topollajt:
Protesten e Studenteve nuk e manipulon dot askush.
Neokomunistet e Arlind Qorrit dhe Policia na jane bere bashke sot per te ndalur nje grup qytetaresh qe po kerkonin ti bashkoheshin protestes se studenteve. Lodhen kot, protesten e studenteve nuk e manipulojne dot, as neokomunistet, as kryeministri dhe askush tjeter edhe nese ne perpjekjen per ta ndalur ate bashkohen edhe drejtuesit e opozites se sotme.
Reagimi i Armand Mahos:
Studentet te largojne qorrat “ jo politike”!
Studentet bejne mire mos degjojne qorrat e Erjon Velise, qe hedhin parrulla “ jo politike”! Protesta kur eshte ekonomike eshte dhe politike sepse c’kuptim ka…. behuni me serioze qe tju marrin seriozisht njerzit! Mund te mos jete partiake por politike eshte qe cke me, pasi nuk ben sens! Ne rast se prinderit tuaj do kishin mundesi ekonomike atehere cnevoje ka qe te protestoni.
Aty jeni dhe per taksat e larta, per energjine, per te gjitha mynxyrat qe i behen atyre (prinderve) perdite. Nga ana tjeter Ligji per Arsimin e Larte eshte politik, buxheti eshte politik eshte propozuar nga Nikolla, eshte miratuar nga karizmatiku dhe ka marre bekimin e grupit parlamentar te rilindjes. Atehere cfare kerkojne me shume studentet… ne rast se je ngritur kunder ligjit te arsimit te larte detyrimisht jeni ngritur dhe kunder rregjimit.
Prandaj, mos degjoni qorrat qe kane si synim zgjatjen e jetes poltike te Rames. Protesta e pare duhet bere para kryeministrise se Nikolla eshte fundi kavallit. Pra ne rast se qytetaret, por dhe vete regjimi doni qe tju marrin seriozisht atehere mos u merrni me bishtin por me koken! Mos devijoni rrugen nga kryeministria per ti treguar kar(i)zmatikut qe ty te kemi xhan por e kemi me Nikollen, njesoj si shprehja e Pal Vates “ Une dhe Enveri sdime gje, por e ka ba Mehmeti ne koke te vet”!
Reagimi i Sokol Shametit:
Njeriu është kafshë politike. T’i heqësh atij “politiken”, i mbetet të jetë vetëm “kafsha”. Depolitizimi është dorëheqja nga ajo që e bën njeriun njerëzor, pra subjekt të arsyeshëm.
Protesta e depolitizuar është protestë e dehumanizuar. Ajo reduktohet në ankesë sepse ka mbetur protestë jo e njeriut por e kafshës jo-politike. Kafsha nuk proteston. Ajo vetëm ankohet për nevojën e saj imediate shtazore për ushqim, strehë apo çiftëzim.
Protesta pa politikë është kthim në primitivitetin e biologjisë si politikë dhe të politikës si biologji.
Njeriu i depolitizuar nuk mund të organizohet me vullnet, por vetëm të turmëzohet me instikt. Ai nuk ka kërkesa që synojnë diçka tej mpirjes momentale të pakënaqësisë dhe nuk është i aftë të problematizojë në mënyrë serioze arsyen pse gjendja ku ndodhet është e pakënaqshme.
E përmbledhur në pak fjalë, mungesa e politikës në organizimet shoqërore është një vetë-dëbim i vullnetshëm prej hapësirës së arsyes njerëzore dhe dhurata më e mirë që të shtypurit mund t’i bënin shtypësit të tyre.
Ai është autoidentifikim i njerëzve si dele dhe pranim i autoritetit dominues të sunduesit. Depolitizimi i organizimit shoqëror është lëshim i territorit të politikës nga njerëzit e mendimit tek kopukët, injorantët, pizevengët, matrapazët dhe kushdo që s’ka as skrupuj e as vullnet për të krijuar skrupuj.
Në terma ideologjikë, protesta e depolitizuar është mendimi i një koke pa tru, klithma e një fyti pa zë dhe grushti i një krahu pa muskuj. Ajo është kanabis sativa e popujve.
Reagimi i Agim Xhafkës:
Këta të Astirit,që u dëbuan sot nga protesta e studentëve,më kujtuan Anën shoqen time të shkollës. E vinin gjithnjë në fund të klasës,në bangë e lenin vetëm, nuk i fliste asnjë nga nxënësit se…gjyshin e kishte 3 muaj ballist.
(E.K/FAXWEB.AL)