19:17 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush po kërkon ta ‘eleminojë’ Angela Merkelin? Ditë të trazuara për kancelaren gjermane

19:02 | 15/06/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush po kërkon ta ‘eleminojë’ Angela Merkelin? Ditë të trazuara për kancelaren gjermane

Edhe një herë për t’i përshkruar me qetësi zhvillimet politike të enjten në Berlin: Një natë të gjatë bisedojnë në zyrë kancelarja dhe ministri i Brendshëm.

Megjithatë, ata nuk janë në gjendje të bien dakord për një politikë të përbashkët për azilin dhe refugjatët. Më pas zhvillohen mbledhje të veçuara të grupeve parlamentare të CDU-së dhe CSU-së, e për këtë arsye ndërpritet me ngut seanca plenare e Bundestagut.

Kjo është e padëgjuar ndonjëherë në raportet mes dy partive simotra. Në mbledhjen e CSU-së ministri i Brendshëm Horst Seehofer komunikon, se në rast nevoje do të ndërmarrë veprime të mëvetësishme. Por çfarë konkretisht?

Në thelb ai do të mbyllë kufijtë me vendet fqinjë për azilkërkuesit. Kjo miratohet njëzëri nga CSU-ja.

Secilin, që ka shkelur për herë të parë tokën evropiane në një vend të BE-së, e këta janë pothuajse të gjithë refugjatët, CSU-ja nuk do ta lejojë më të hyjë në Gjermani.

Se si do ta realizojë ai këtë, mbetet e hapur, por nuk qëndron këtu problemi. Bëhet fjalë për Angela Merkelin dhe të ardhmen e saj si kancelare. Nëse ajo do ta lejojë një fyerje të tillë.

Merkel nuk e dëshiron një veprim të mëvetësishëm gjerman, ajo do zgjidhje me të gjithë partnerët evropianë. E në radhë të parë: ajo do të mbrohen më mirë kufijtë e jashtëm të BE-së, në mënyrë që kufijtë brenda bashkësisë të mund të mbeten të hapura siç janë tani. Por një zgjidhje e tillë në nivelin e BE-së ende nuk duket e afërt, dhe CSU-ja thjesht nuk do të presë më gjatë.

Çfarë opsionesh parashtrohen tani? Kancelarja ka kompetencën e direktivave në qeveri. Një term i bukur gjerman dhe i ndërlikuar, por se ç’mund të bëjë Merkel me të, kjo është e hapur.

Ajo mund ta shkarkojë Horst Seehoferin, i cili për një çështje qendrore të aktivitetit qeveritar nuk përfaqëson qëndrimin e saj.

Një gjë e tillë do të thoshte fundi i kësaj qeverie. Por ajo edhe mund t’i nënshtrohet një mocioni votëbesimi në parlament. Gjithsesi nga do që ta sjellësh e ta kthesh: Merkel nuk mund të tolerojë që  Seehoferi të veprojë pa të, sepse kësisoj kjo nuk do të ishte më qeveria e Angela Merkelit.

Larje hesapesh me sistemin Merkel

Kështu ndodh shpesh në politikë: çdo gjë që zien e gurgullon gjatë, shpërthen brenda pak çastesh apo orësh: CSU-ja në fillim ishte kundër politikës së Merkelit për refugjatët, qëkurse kancelarja më 2015 lejoi të hyjnë në vend refugjatët nga Hungaria.

Prej kohësh edhe shumë politikanë të CDU-së e kanë humbur durimin, pavarësisht solidaritetit ndaj Merkelit. Në zonat e tyre elektorale deputetët përjetojnë dhe vuajnë zbehjen e mbështetjes ndaj politikës liberale për refugjatët që ndjek Merkeli. Por grindja shkon edhe përtej politikës ndaj refugjatëve: Fryma aktuale është nacional-konservatore.

Të paktën janë të shumtë ata që kështu e përjetojnë. Me humbjet e pësuara prej suksesit të populistëve të djathtë të AfD-së, CSU-ja dhe pjesë të CDU-së po lajnë hesapet me Merkelin, jo vetëm me politikën e saj të azilit, por me të gjithë sistemin Merkel.

Në vjeshtë në Bavari ka zgjedhje. Bllokimi i AfD-së është qëllimi prioritar i kristiansocialëve. Në rast nevoje edhe kundër Merkelit dhe qeverisë, së tyre. A mund ta marrë sërish timonin kancelarja? Shumë e vështirë në një ditë si kjo. /Deutsche Welle/

Pas

Maqellarë/ Rrëzohet makina nga 8 metra lartësi, funerali më i ‘shpejt’ se ambulanca

Para

Baltosja nëpër portale, Grida Duma “hap zemrën”: Kam pasur kosto mendore

Para
Baltosja nëpër portale, Grida Duma “hap zemrën”: Kam pasur kosto mendore

Baltosja nëpër portale, Grida Duma "hap zemrën": Kam pasur kosto mendore

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.