03:41 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush i q** ropt”, Artur Zheji paralajmëron një 2018 të frikshme

12:17 | 01/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ditari i Zhejit: Plani “sekret” i Ramës dhe Metës që nxorri jashtë politikës Nanon (PJESA II)

Artur Zheji e nisi këtë vit me një shkrim paralajmërues për qytetarët. Sipas Zhejit edhe ky vit do të kalojë njësoj si vitet e tjerë, me shumë premtime dhe asgjë konkrete.

Me nota ironie, ai i quan përralla premtimet për arrestimin e peshqve të mëdhenj.

 “Asgjë e rëndësishme nuk do të ndryshojë në 2018. Marrëzia e gjelave të therrur dhe bakllavave, është tashmë shija orientale e thellë e shqiptarëve të varfër, fshatrave dhe qyteteve katunde shqiptare.

Ca pak të pasur, ca si shumë të pasur, kanë marrë avionët me kohë dhe janë larguar nga çifligu Shqipëri, ku vjelin ditë pas dite dhe vit pas viti, paratë e nevojshme për të qenë zotërinj, në Botën e Madhe, ku në të vërtetë janë askushi.

Ndërsa ata të paktët shqiptarë, që janë dikushi edhe nëpër botë, sjellin kokën në Dheun e të Parëve, nga edhe nisën aventurën e largimit dhe fillesën e një jete të re, jashtë fshatit shqiptar.

Ekonomia?

Sigurisht rroftë nisma private e individit, që rregullon oborrin e vet dhe diçka më shumë në gardhin e jashtëm, ku pasi vjedh pak tokë e trotuar, rregullon ndonjë pllakë dhe mbjell ndonjë pemë, mbasi pylli është prerë.

Shëndeti?

Sigurisht në dorë të Zotit, sepse çfarë është në dorë të njeriut, bëhet mbrapsht e në mënyrë grabitqare, epidemitë e sëmundjeve të pashërueshme e vërtetojnë përditë këtë…

Politika?

Eh, mirë tanimë e kemi Beun e madh! E kemi pra Ustain, që ka blerë herë shtrenjtë dhe herë lirë, herë me dredhi dhe herë me forcë, ka nënshtruar apo ka vendosur në skaj, shumicën e kundërshtarëve, që kanë sëpari ambicie paranë, me të cilën kanë këmbyer të ardhmen e tyre politike.

Vettingu?

Një stuhi në gotë deri tani dhe deri nesër… kur Horati pyet Hamletin, shkruan Shakespeare 500 vite më parë, se: “A thua si do të jetë Imzot bota e poshtë detit?”, Hamleti përgjigjet: “Nuk e di… por me siguri edhe nëndet, ashtu si edhe mbi tokë, peshku i madh e ha të voglin!”

Pra Peshqit e Mëdhenj që flet Lu-ja ynë kombëtar, së fundmi edhe këngëtar, do të hanë peshqit më të vegjël dhe do të bërtasin me sa zë kanë në kokë: “Drejtësia u vendos! Peshqit e mëdhenj të krimit dhe të abuzimit u kapën! Ejani të gëzojmë dhe të lodrojmë! Sot fillojmë një jetë të re, në një Shqipëri të re!”

Ej… miq! Kush ja hodhi ja hodhi! Kush grabiti, grabiti!

Kush i q**u rrobt, u bë baba i pjellës që vjen pas!

Të tjerat janë përralla elektorale!

Gëzuar 2018 dhe ju rekomandoj të shihni veç ëndrra personale dhe aspak shpresa “të ndritshme kombëtare”, se rrezikoni të gdhiheni me dhimbje të forta koke”, shkruan Zheji.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: artur zhejienderrafakteperrllaviti 2018
Pas

Vdes 80 vjeçari në Peqin, u vetëhodh nga kati i katërt

Para

Këngëtarja shqiptare e nis Vitin 2018, lakuriq (FOTO)

Para
Këngëtarja shqiptare e nis Vitin 2018, lakuriq (FOTO)

Këngëtarja shqiptare e nis Vitin 2018, lakuriq (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.