09:10 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush qëndron financiarisht pas Lëvizjes BESA në Maqedoni (Dokumente)

19:15 | 04/01/2017
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush qëndron financiarisht pas Lëvizjes BESA në Maqedoni (Dokumente)

Lëvizja BESA është akuzuar nga subjekte politike dhe individë se financohet me fonde të shteteve arabe, por mungesa e provave deri sot ka bërë që këto akuza të interpretohen si politike, ndonëse vetë ky subjekt i ka hedhur poshtë kategorikisht, duke mos dhënë megjithatë një argument bindës për burimin e financave të shumta të saj.

Por ja që një mori dokumentesh zyrtare të Regjistrit Qendror të Maqedonisë që i ka siguruar lajmi.net hedhin dritë mbi lidhjen e Lëvizjes BESA me një organizatë civile (fondacion) të regjistruar nën emrin “Qendra për Civilizim Islamik”, e cila, pranë institucioneve shtetërore, ka deklaruar pasuri prej 45 milionë eurosh dhe gjithsej 796 të punësuar, dhe kjo vetëm në vitin 2010.

Po sipas këtyre dokumenteve, anëtarë dhe themelues të këtij fondacioni që është themeluar në vitin 2008, janë zyrtarë të lartë dhe deputetë të Lëvizjes BESA, fakt ky që e bën të padiskutueshme lidhjen mes këtyre dy subjekteve, transmeton lajmi.net.

Madje, edhe fillimi zyrtar me punë i fondacionit Qendra për Civilizim Islamik (viti 2013) përputhet me kohën kur përfaqësues të saj, që sot janë politikanë të Lëvizjes BESA, paralajmëruan nismën e re politike që dy vite me vonë do të kthehej në një parti që në Kuvendin e Maqedonisë do të përfaqësohet me 5 deputetë.

Po kush janë anëtarët dhe themeluesit e Qendrës për Civilizim Islamik dhe sa të ardhura ka regjistruar kjo organizatë vetëm në vitin 2010? 

Zeqirija Ibrahimi – i punësuar në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore, aktualisht deputet dhe themelues i Lëvizjes BESA, dhe Adnan Ismaili, themelues i Lëvizjes BESA dhe pronar i Shtëpisë Botuese Logos-A, janë dy prej pesë themeluesve të Qendrës për Civilizim Islamik. Tre të tjerët janë teologu Bajrambejamin Idrizi, teologu dhe përfaqësues i TIKA-s Sulejman Baki dhe Muhamed Jahja.

Zyrtarisht sipas dokumenteve, Adnan Ismaili dhe Bajrambejamin Idrizi janë themelues, ndërsa të tjerët janë anëtarë të Këshillit Drejtues.

Në vitin 2013 Qendra për Civilizim Islamik mbajti Kuvendin e I-rë dhe si kuvendarë u caktuan teologë, gazetarë, profesorë e juristë, në mesin e të cilëve edhe Adnan Ismaili – themelues i Lëvizjes BESA, Ismail Sinani – kryeredaktor i TV Shenja, Afrim Gashi – deputet i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi – deputet i Lëvizjes BESA, Metin Izeti – teolog dhe ish-Sekretar i PDSH-së, Mirushe Hoxha – profesoreshë dhe ish-nënkryetare e PDSH-së, si dhe shumë të tjerë.

Pyetja që shtrohet logjikisht është: si ka mundësi që një organizatë joqeveritare përbërë prej “veprimtarëve intelektualë” të administrojë miliona euro?

Qendra për Civilizim Islamik nuk e fsheh bashkëpunimin e saj me Shtetin e Katarit, pra shtetin më të pasur arab, biznesmenë, princër dhe sheikë të të cilit nuk e kanë për gjë të dhurojnë miliona. Duhet të kenë qenë po ato miliona me të cilat Qendra për Civilizim Islamik ka blerë edhe njërin prej objekteve më të vjetra osmane, për ta rinovuar më pas dhe kthyer në seli të kësaj organizate. E çuditshme që në hapjen e kësaj selie mysafir nderi do të ishte vetë presidenti Gjorge Ivanov, famëkeq për lidhjet e tij me VMRO-DPMNE-në.

Gjykuar sipas bashkëpunimeve që ka realizuar kjo organizatë, Katari dhe Turqia duket të jenë vendburimet e financave, të cilat, siç mësohet, pasi pranohen, u ndahen organizatave më të vogla që janë në varësi të Qendrës për Civilizim Islamik, duke krijuar në këtë mënyrë një oktapod të frikshëm financiar që përfshin organizata, individë, media të shumta dhe së fundmi, edhe një parti politike.

Kush janë strukturat shtetërore që lejojnë hyrjen e mjeteve të dyshimta nga vendet e huaja dhe a bëjnë pjesë edhe ata në këtë rrjet financiar shumëmilionësh?

Provat se ku shkojnë këto financa, transaksionet bankare dhe dokumente të tjera, lajmi.net do t’i publikojë në mënyrë plotësuese, në artikullin e dytë kushtuar financimit të Lëvizjes BESA. (A.R/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”565″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: besafinancimemaqedoni
Pas

Aleatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës

Para

Rrëfehet Artjola Toska: E kam dëshiruar prej kohësh por nuk ka qenë kismet

Para
Rrëfehet Artjola Toska: E kam dëshiruar prej kohësh por nuk ka qenë kismet

Rrëfehet Artjola Toska: E kam dëshiruar prej kohësh por nuk ka qenë kismet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, marrëveshje paraprake midis Uashingtonit dhe Pekinit! Gjykata e Apelit i lë në fuqi

FOTOT/ E rëndë në Francë! Nxënësi 14-vjeçar vret për vdekje asistenten e mësueses pranë shkollës, si ndodhi krimi

Dhuna në Los Angeles, vendoset gjendja e shtetrrethimit në qendër

SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘kornizën’ tregtare pas bisedimeve në Londër

Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv me dronë rus në Kharkiv, 2 të vdekur dhe 54 të plagosur

Detyronin vajzat të kryenin marrëdhënie me investitorë, drejtuesit e një kompani të “meditimit seksual” shpallen fajtore në gjyqin për punë të detyruar

Franca do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

BE me sanksione të reja ndaj Moskës, von der Leyen: Forca, e vetmja gjuhë që Rusia do të kuptojë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.