Dy profilet në rrjetin social Facebook të ish-kreut të Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu prej ditësh janë sulmuar deri sa i nxorën offline.
Me gjasë, ky aksion i dirigjuar sa nga strukturat e Kryeministrisë aq edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë fikur për disa ditë tashmë dy media të rëndësishme për mendimin e lirë, të guximshëm dhe të paanshëm.
Kreshnik Spahiu është një nga politikanët më aktiv në mediat sociale, i drejtëpërdrejt, agresiv, denoncues dhe transparent. Vlera këto që kanë bezdisur kupolën politike në pushtet, si majtas ashtu edhe djathtas. Pikërisht kjo dhe asgjë më tepër ka shtyrë pushtetin të sulmojë dy faqet e tij në rrjetin social Facebook, me qëllim për t’i shkëputur lidhjet me audiencën.
Mirëpo, pyetja është kush ka frikë nga Kreshnik Spahiu? Përgjigja do të ishte: Rama dhe Berisha, të dy bashkë.
Discussion about this post