Në një sallë pa Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të replikojë me Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin, si dy nga deputetët më të spikatur të opozitës së re.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se Reforma Zgjedhore është vënë si kusht për integrimin e Shqipërisë, nga PD-ja dhe miqtë e saj në Berlin.
‘’Debati për sistemin është një debat që nuk ka fund, mjafton te shikojmë numrin e grave në kuvend dhe me gjithë respektin për parafolësin, mos harrojmë se nuk ishte 80 vite më parë por 15 vjet me parë kur paralmenti kishte 2,3 gra.
Me këtë sistem kemi krijuar kushte përfaqësimi, parlamenti i Shqipërisë ështe baltosur, është anatemuar për 1001 arsye por e vërteta është që gjithë ajo baltë ishte thjesht propagandë. Të mbajmë parasysh shoqërinë ku jetojmë, dhe mos te heqim dorë nga horizonti ku duam të shkojmë.
Mos bëni sikur ju nuk keni lidhje me ata, ju anatemojnë ju se janë xhelozë për ju dhe tani shtyjnë policët që të hyjnë prapë, po pse dolën?! Pasi u mbaruan fjalët, vezët dhe boja zgjodhën rrugën me idenë se do mërrnin zvarrë gjithë Shqipërinë e parlamentin. Dolën në rrugë se janë mësuar të fitojnë pa qenë shumicë. Ju dhamë juve mundësinë që të rifuteni në lojë, nuk do t’ua japim me atë mundësi atyre.
Kryetari i zotit Murrizi, është miku im Lulzim Basha mori zotimin që përkundër drejtorive, do pranonte verdiktin e sovranit dhe jo me boje të zezë për Shqiëprinë në gjuhe të huaj. Tani si mundëm Saliun me Jozefinën dhe nuk mundim dot Gaz Salianjin me Ervin Dumën, dolën atje se mendojnë se ndërkombëtaret do vijnë dhe do thonë hajdeni djema zgjidheni.
Nuk kemi për ti hapur rrugë kurrë kësaj zgjidhje, ata që ikën nuk kanë për tu kthyer këtu me një rrugë ekstraligjore. Zgjedhje të parakohshme se na ka ngelur fallxhorja pa punë, nuk ka.
Nuk e kemi futur ne reformën zgjedhore si kusht për hapjen e negociatave. E kanë futur ata dhe miqtë e tyre në Berlin, ne do bëjmë këtë, votën e shqiptarëve jashtë atdheut
Jemi të gatshëm të bëjmë edhe diçka tjetër që une nuk jam shumë optimist po meqë u kanë rokanisur kokën shqiptarëve e fusim teknologjinë në zgjedhje.
Propozimi i Gjiknurit për përfshirjen e PD-së në komision është vullnet i mire, i vetmi proces që ne kemi bashkë me ata, rregullat e lojës”, u shpreh Rama në fjalën e tij në Kuvend.
‘’Duhet të qahemi ne jo ju, se ata kanë një karrige. Nuk do ti presim në pafundësi. Bashkë me ta do bëjme vetëm kornizën e kërkuar nga Këshilli Europian, nëse ligji zgjedhor do na kërkohet nga komisioni europian do kalojmë vetëm rekomandiimet e OSBE/ODIHR.
Nëse ka arsye dhe argumenta për të parë të tjera çështje jemi të hapur, mund të kenë akoma shpresë së do vijnë nga qielli negociator”, u shpreh më tej kryeministri.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post