01:24 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kushte skandaloze në spitalin e Përrenjasit: Ja si ngrohen qeset e serumave (VIDEO)

20:43 | 12/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kushte skandaloze në spitalin e Përrenjasit: Ja si ngrohen qeset e serumave (VIDEO)

Në spitalin e Përrenjasit punohet në kushte skandaloze, me lagështirë dhe banja aspak higjienike siç i takon një spitali.

Ky skandal u publikua sot nga emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News.

Gazetarët e këtij emizioni udhëtuan drejt bashkisë së Prrenjasit dhe njësisë administrative të Rrajcës për të parë kushtet  në qendrën shëndetësore të kësaj njësie dhe në spitalin e Prrenjasit. Por ajo çfarë zbuluan ishte tej imagjinatës.

Në qendrën shëndetësore të Rrajcës, e cila mbulon 10 mijë banorë, gazetarët panë një rrënim total dhe kushte skandaloze.

Sipas mjekut përgjegjës Reshit Hana, stafi mjekësor nuk mungon, furnizimi me medikamente mjekësore është i plotë për të gjitha pikat që mbulon kjo qendër.

Lidhur me kushtet e qendrës shëndetësore, Hana thotë se i ka dërguar shkresa organeve përkatëse për përmisimin e kushteve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

INTERVISTA:

Gazetari: Sa banorë marrin ndihmën e parë në këtë qendër shëndetësore?

Mjeku përgjegjës: Si qendër qendër shëndetësore mbulojmë rreth 10700 banorë, jemi 6 mjekë  dhe personi i njësisë mjekësore 16.

Gazetari: Ju si drejtues i kësaj qendre, çfarë masash keni marrë ?

Reshit Hana, mjeku përgjegjës: Kemi informuar instancat përkatëse për këtë punë, ministri, bashki. Rastet që ne nuk mund ti trajtojmë këtu i nisim në spitalin e Prrenjasit. Për ilaçe në të gjithë qendron tonë dhe në gjithë njësinë administrative nuk është problem fare. Kemi ilaçe për të furnizuar zonat e thella malore.

Pas Rrajcës, gazetarët vizituan spitalin e Prrenjasit, aty ku marrin ndihmë mjekësore rreth 34 mijë banorë.

Ata mbetën të shokuar kur panë se ngrohja e qeseve të serumit bëhej pranë rezistencës. Ndërkohë nuk funksionin as kaldaja për ngrohjen e pacientëve. Përveç kësaj, panorama e këtij spitali ishte kjo: xhama të thyer, krevatë të vitit 1986, dyer të kalbura dhe banja jashtë kushteve higjenike.

INTERVISTA:

Gazetari: Sa dite jeni të shtuar këtu me fëmijën?

Gruaja: Tre ditë

Gazetari: Nga se e keni shtruar fëmijën?

Gruaja: Nga temperatura e lartë?

Gazetari: Si ju duken kushtet në spital?

Gruaja: Kushtet shumë të keqija por çfarë të bëjmë

Gazetari:  E keni çuar ndonjëherë në Tiranë për vizitë?

Gruaja: Kur kemi mundësi po, kur skemi e sjellim këtu nga e keqja.

Por nuk mbaron me kaq. Në spitaline e Prrenjasit ka një tjetër pavion, ai i pathologjisë. Kushtet këtu janë përtej skandalit, me lagështirë. Ndërkohë ajo që duhet të shërbente për mensë, shërben për mbajtjen e mbetjeve spitalore, ndërsa në një vend pranë gatuhet byrek.

Gazetari: Prej sa ditësh jeni të shtruar në këtë spital?

I sëmuri 1: Kam 3 ditë

Gazetari: Si duken kushtet?

I sëmuri 1: Siç i shikoni vetë

Gazetari: Ilaçe ka spitali?

I sëmuri 1: Po ilaçet i siguron spitali

Gazetari: Keni 8 ditë të shtruar në këtë spital dhe ky është ushqimi që ju sjell spitali?

I sëmuri 2: Ky është ushqimi që sjell spitali, sot psh, se ka raste në mëngjes na sjell çaj e djathë, vezë. Në drekë supë, makaronë.

Gazetari: Si ju duken kushtet këtu?

I sëmuri 2: Për mendimin tim, se unë e kam herën e parë që shtrohem mirë, me këto kushte që ka.

Gazetari: Kushtet si ju duken?

I sëmuri 3: Ambientet shumë negative. Thirrje kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë që të përmirësohen kushtet.

Gazetari: A është e lodhshme për ju këtu në urgjencë?

Infermierja: Pak e lodhshme në këto ditë gripi

Gazetari: A janë kushtet për të pritur gjithë këta njerëz këtu në spital?

Infermierja: Tani kushtet ju i shikoni vetë

Gazetari: Si janë kushtet në këtë spital?

Qytetar: Kushtet janë të këqija po shyqyr kemi doktorët të mirë

Gazetari: Keni për ti thënë ndonjë gjë atyre burrave në Tiranë?

Qytetar: Ça ti them atyre unë, atyre nuk i bie ndërmend se ka Përrenjas apo nuk ka. Vijnë vetëm kur janë votimet.

Pas

Këngët e pavdekshme të Anita Takes (VIDEO)

Para

Po riparonte llambën elektrike, 25-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Para
Po riparonte llambën elektrike, 25-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Po riparonte llambën elektrike, 25-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.