Petrit Vasili është treguar skeptik ndaj deklaratave të bëra nga përfaqësuesi i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca duke ballafaquar edhe këndvështrimet e tij perosnale me të diplomatit të huaj
“Mbase Soreca shikon një Shqipëri pa korrupsion, shikon një Shqipëri me Gjykatë Kushtetuese, shikon një 30 Qershor të rregullt, Shikon një Shqipëri pa kontrabndë narkotikësh, shikon një Shqipëri pa PPP etj, porn ë këndvështrimin tim situate nuk është aspak e tillë”, tha ndër të tjera zyrtari i LSI-së.
“Shqiptarët vijojnë të gënjehen ashtu sikurse janë gënjyer gjatë 50 viteve të regjimit komunist me propagandë. Nëse negociatat hapen me kushte, ato nuk janë negociata. Por ju garantoj se nëse ato të pranojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë, do ta bëjnë duke vendosur kushte të pakapërcyeshme”, deklaroi Petrit Vasili në studion e lajmeve të Televizionit Fax News duke iu referuar edhe vizitës së Ramës në Berlin.
Deklaratat e Metës në Komisionin Hetimor lidhur me informacionet për djegien e Parlamentit në njërën nga protestat e opozitës, Vasili zgjodhi të mos i komentonte me argumentin se nuk kishte informacion për çështjen në fjalë.
Ndërsa ardhjen e përfaqësuesve të Komisionit të Venecias e konsideron si diçka të mirë e cila sipas tij i shërben zgjidhjes të cilën ka marrë përsipër të japë përmes një opinioni final në fillim të Tetorit, ndërsa theksoi se sa herë janë marrë këshilla nga ky Komision, kanë qenë të duhurat pavarësisht praktikimit të tyre dhe ndryshimit gjatë rrugës.
Ndërkohë, Vasili deklaroi se shtyrja e zgjedhjeve të 30 Qershorit nuk është një rast i paprecedentë, duke argumentuar se Kushtetuta nuk e parashikon domosdoshmërisht të ketë një pajtim mes palëve për të vendosur një datë.
Ndërsa theksoi se vendi është në krizën më të rëndë politike që mund të ketë kaluar ndonjëherë dhe si argument ai përdor tre shtylla kryesore.
“Kjo ishte një ngjarje shumë e mirë me të cilën Komisioni i Venecias u njoh edhe me çështje të tjera shumë të rëndësishme që nuk funksionojnë në vend. Në vlerësimin tim, kjo është kriza më e rëndë politike që vendi ka kaluar ndonjëherë. Nuk kemi pasur kurrë në historinë tonë një shtet ku koka e Shqipërisë është këputur, Kushtetuesja. Nuk kemi pasur kurrë një situatë të tillë ku 40% e buxhetit të shtetit është bërë rrush e kumbulla me koncensionet. Nuk kemi pasur kurrë në historinë e Shqipërisë një dominim të drogës anembanë vendit dhe ku krimi e korrupsioni është ulur këmbëkryq në të gjitha pushtetet”, tha Vasili.
Sipas ish-deputetit të LSI-së, vendi ka nevojë për një riformatim dhe ndarje të re të pushteteve, duke theksuar se ky është edhe shkaku kryesor i krizës.
Vasili foli edhe për pozitat në të cilat ndodhet koalicioni me PD-në për të cilin tha se funksionon në mënyrë të përkryer, dhe si argument solli mënyrën organizative duke shtuar se edhe po të ishin në pushtet, një koalicion nuk do të funksiononte në mënyrë të tillë.
Vasili u pyet nga gazetyari Enea Meksi nëse opozita do të pranojë të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër?!
Vasili: Kjo nuk ka asnjë vlerë politike, e rëndësishme është unifikimi dhe funksionimi i frontit opozitar kundër kriminalizimit të pushtetit. Edhe kur kandidoi i vetëm (Rama), zgjodhi kriminelët. Detyroi kamikazët të shkonin në KQZ duke mos njohur dekretet e Presidentit.
Kur do të rinisin protestat e opozitës?
Vasili: Dua t’ju korigjoj me shumë dashamirësi. Patjetër që protestat janë një instrument dhe do të vazhdojnë, por nga krahu tjetër, për çdo dalje që bëjnë përfaqësuesit e opozitës, që gjithë shqiptarët të kuptojnë se këta janë plaçkitës dhe vjedhës. Sa para kanë vjedhur vetëm ditët e fundit janë 4 Spitale si ai “Nënë Tereza”, barna dhe ilaçe për pacientët, furnizimi me ujë… Rama është një rrëzik që e ka rrëzuar shtetin në tokë. Edhe partnerët ndërkombëtarë janë të vëmendshëm ndaj dramës që ka pushtuar vendin.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/495110141270731/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post