09:20 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë, flet Rama: Jam shumë inkurajuar, i bëjnë mirë vendit…

19:56 | 25/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë, flet Rama: Jam shumë inkurajuar, i bëjnë mirë vendit…

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ERTV, ka folur nga SHBA në lidhje me kushtet që Gjermania i ka vendosur vendit, për hapjen e negociatave.

Më tej Rama u shpreh se “negociatat nuk janë për të marrë Shqipërinë dhe për ta çuar fizikisht diku tjetër por për ta bërë Shqipërinë një vend europian dhe ku njerëzit si pjesë e familjes europiane të jetojnë në të njëjtat kushte. Jam, shumë i inkurajuar nga kjo.”

“Është qeveria gjermane që ka marrë nga Bundestagu, nga shumica në Bundestag një dritë jeshile për të shkuar në KiE me një ‘Po’ për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Çelja e negociatave do të thotë fillimi i një procesi aspak të thjeshtë dhe të gjatë, përmbushje kushtesh që do thotë se është gjëja më normale të mësohemi tash e tutje se duke çelur negociatat kemi çelur një rrugë ku do të na duhet të përmbushim qindra në mos mijëra kushte në çdo sektor për çdo aspekt dhe të gjitha këto janë në të mirën tonë. Kushtet e përcaktuara i në dokumentin e partive të shumicës janë kushte të cilat i bëjnë mirë vendit dhe të cilat i duhen vendit. Nuk është në interesin e drejtpërdrejt të CDU-së që Shqipëria të ketë një proces ku të përmbushë ato kushte. Është në të mirë të vendit tonë. Kjo është e mira e negociatave. Negociatat nuk janë për të marrë Shqipërinë dhe për ta çuar fizikisht diku tjetër por për ta bërë Shqipërinë një vend europian dhe ku njerëzit si pjesë e familjes europiane të jetojnë në të njëjtat kushte. Jam, shumë i inkurajuar nga kjo. I jam shumë mirënjohës kancelares e cila ka qenë forca kryesore në thyerjen e kësaj barriere që kishim në Bundestag, i jam shumë mirënjohës atyre që në CDU e kanë mbështetur Shqipërinë dhe kanë bërë gjënë e duhur ashtu sikundër mirëkuptoj dhe ata që kanë votuar kundër. Ka qenë një debat i fortë dhe përderisa ka pasur një shumicë pro dhe një pakicë kundër do të thotë që “pro-ja” ka hapur negociatat për sa i takon Gjermanisë përndryshe për çfarë është diskutuar dhe është votuar. Do t’u mbushim mendjen dhe atyre që do kishin bërë më mirë të kishin votuar pro, sepse Shqipëria e meriton por kjo do duhet bërë hap pas hapi me fakte dhe me prova”, deklaroi Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Etiketa: edi rama
Pas

Rama flet nga Amerika: Çfarë më tha Trump gjatë takimit (Flet edhe për Mitsotakis)

Para

Jozefina Topalli i kthehet politikës? Ish-kryeparlamentarja flet për krijimin e një “lëvizje të re”

Para
Jozefina Topalli i kthehet politikës? Ish-kryeparlamentarja flet për krijimin e një “lëvizje të re”

Jozefina Topalli i kthehet politikës? Ish-kryeparlamentarja flet për krijimin e një “lëvizje të re”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

Kinë/ Sot 36-vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen ku vdiqën 10 mijë njerëz

Mijëra myslimanë nisin Pelegrinazhin e Haxhit mes temperaturave të larta dhe masave të sigurisë

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit, rreth 12 mijë të mitur të vrarë vetëm në 2023

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.