Mbrëmjen e djeshme emisioni “STOP” publikoi pamje nga një autoambulancë dhe në të shfaqen kushtet e mjerueshme të Poliklinikës Numër 9 në kryeqytet dhe e gjithë kjo falë një infermieri guximtar.
Infermieri Frrok Bardhi që punon prej 10 vjetësh në Urgjencën e Tiranës dhe tregon mjerimin e pashoq të këtij shërbimi. Ai tregon para kamerës ambientet e brendshme të autoambulancës, me të cilën do të duhet të shpëtojë jetë njerëzish.
Ndërkohë që sipas Ministrit Beqaj në fjalën e tij në Parlament kjo ambulancë nuk do të përdoret për të shpëtuar jetë njerëzish.
‘’Nëse për 30 vjet flota e autombulancave të Tiranës ka patur vetëm një vendqëndrim, sot kemi vendosur ta dekoncetroj këtë flotë. Në mënyrë që urgjencat të arrijnë më shpejtë. Në atë dhomë që është filmuar dje nuk do të shkojë asnjë pacientë. Nuk do hyjë asnjë pacientë. Për të mos i lënë në rrugë infermierin dhe shoferin i kemi vendosur aty.
Nënën e kemi pritur në Ministri, po vlerësojmë që fëmijën ta dërgojmë jashtë shtetit. Mos krijoni lajme të rreme se prishni besimin e qytetarëve, jo te Ministri po te mjekët dhe infermierët’’, ka thënë Beqaj. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post