23:16 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kushtet skandaloze të akomodimit, ministrja Karabina u kërkon llogari institucioneve në Kosovë

16:42 | 15/08/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kushtet skandaloze të akomodimit, ministrja Karabina u kërkon llogari institucioneve në Kosovë

Ministrja teknike e Arsimit në Shqipëri, Mirela Karabina me ane te nje emaili, u ka kërkuar llogari institucioneve përgjegjëse në Kosovë për shkak se ajo dhe këshilltarët e saj ishin akomoduar në një hotel aspak të përshtatshëm, gjatë një seminari në Gjakovë.

Lajmi është publikuar nga portali kosovar ‘lexo.al’, i cili disponon edhe letrën që asistentja e ministres shqiptare ia drejtoi Ministrisë së Arsimit në Kosovë, pas kthimit nga seminari.

“Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte”, shkruan në emailin e saj Karabina.

Ndërkohë që burime për “Shuplakën” konfirmojnë se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve qëndruan dy ditë dhe e lanë seminarin në mes pasi kushtet ishin skandaloze për fjetje dhe ushqim.

Në letrën e datës 3 gusht 2017, tregohet se Karabina ishte ndjerë e fyer që ajo dhe këshilltarët e saj nuk janë respektuar siç duhet. Ajo kërkon të dijë detaje për një seminar tjetër të ngjashëm që do të zhvillohet në Kosovë, për organizatorët dhe buxhetin e ndarë për të.

E-MAILI ZYRTAR:

“From: Sekretaria MAS
Sent: 03 August 2017 11:10
To: Anila Ferizaj
Cc: Zamira Gjini <[email protected]>; [email protected]
Subject: Kerkese per informacion

Pershendetje znj. Ferizaj!

Sikunder jeni ne dijeni, ne Gjakove, u organizua Seminari i XIII, i mesimit plotesues ne diaspore.

Ministrja e Arsimit, u tregua e gatshme per te marre pjese duke e pare si nje detyrim kushtetues per promovimin e ruajtjes se vlerave dhe traditave kulturore te shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe ne shenje respekti te punes dhe misionit te mesimdhenesve ne diaspore.

Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte.
Ne lidhje me situaten e krijuar Ministri i Arsimit dhe Sportit kerkon te informohet:

  1. Kush ishin personat pergjegjes qe kishin marre persiper akomodimin dhe mbarevajtjen e punes se seminarit? Ju kujtojme, Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashte çdo standardi per nje nivel te tille perfaqesimi.
    Me VKM, Ministri akomodohet ne hotel me pese yje ne rastet e pjesemarrjes se tij ne aktivitete zyrtare.
  2. Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç’ka perfaqesojne ne institucion;
  3. Hoteli ne te cilen u be akitiviteti ishte i pa pershtatshem, jo vetem per nje nivel te tille perfaqesimi por edhe per nje nivel mëse normal. Ai nuk permbushte asnje standard, per mbarevajtijen e nje aktiviteti te tille. Mjedisi ne te cilin do te zhvillohej Seminari ishte pa kushte ajrosje dhe ne nje temperature te larte.
  4. Ministri i Arsimit kerkon te dije nese pala e Republikes se Kosoves, ishte e njoftuar per pjesemarrjen e Ministrit te Arsimit dhe stafit qe e shoqeronte ne kete aktivitet?
  5. A i kane te qarta detyrimet ligjore dhe zyrtare organizatoret e Seminarit XIII ne Gjakove? Nese po, si e shpjegojne krijimin e nje situte te tille te paprecedente?

Ministri i Arsimit, kerkon gjithashtu te informohet sesa eshte buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare ne perputjhje me marreveshjen mes dy vendeve, dhe si eshte shpenzuar ai ne rastin e Seminarit XIII te mbajtur ne Gjakove, duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet te cilat u konstatuan prej vete Minsitrit te Arsimit.

Ministri i Arsimit ja ka bere me dije situaten edhe homologut te saj ne Republiken e Kosoves.

Gjithashtu Ministri i Arsimit do te kerkoje nje proces auditimi te shpenzimeve financiare, per Seminarin e XIII ne Gjakove.

Persa u shpreh me siper Ministri i Arsimit kerkon nje informacion te hollesishem, per situaten e krijuar si dhe pergjegjesit qe shkaktuan kete ngjarje te pa precendente per protokollin shteteror dhe ne shkelje te te gjitha akteve ligjore dhe n/ligjore qe rregullojne punen e Ministrit te Arsimit.

Ky informacion te percillet ne rruge elektronike dhe i printuar ne paradhomen e Ministrit sot me date 03.08.2017, ora 14.30.

Behije Çerpja
Asistente e Ministrit
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Rruga e Durrësit, Nr. 23, ALB-1001 Tiranë, Albania
Mobile: +355 684194470
Email: [email protected]
ëeb site: ëëë.arsimi.gov.al”

(B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: karabina
Pas

Irritohen tifozët e Realit të Madridit, në minutën e 7 të “El Clasico-s” do valëviten shamitë e bardha për të protestuar për Ronaldon

Para

Prtugali, rrëzohet pema 200-vjeçare, 11 të vdekur (FOTO)

Para
Prtugali, rrëzohet pema 200-vjeçare, 11 të vdekur (FOTO)

Prtugali, rrëzohet pema 200-vjeçare, 11 të vdekur (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.